Kacin: Serbia në BE, kusht Kosova
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, përbën kusht të domosdoshëm për një përparim më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kjo ka qënë deklarata e Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke theksuar se pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ketë qasje në BE.
Kacin ka kritikuar nënkryetarin e qeverisë së Serbisë në largim, Bozhidar Gjeliç, duke thënë se fjalët e tij të rënda në llogari të Gjermanisë, javën e kaluar, nuk kanë dhënë fryte. Ai ka shtuar se fjalët e tij, në mënyrë të pakëndshme kanë çuditur politikanët gjermanë, ku parimisht mbështesin Serbinë.