E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti familjar i merr jetën një shqiptari në Itali

Një konflikt familjar ka rezultuar me fund tragjik. Bëhet fjalë për një ngjarja e cila ka ndodhur në Itali dhe si protagonistë ka pasur dy familje shqiptare.

Ansa, agjencia italiane e lajmeve raporton se një 31-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjeve me thikë që ka marrë nga një 35-vjeçar që ishte bashkëkombës dhe kunat i tij. Ai ka humbur jetën në spital pasi kishte marrë shumë plagë të rënda.

Sipas policisë italiane 31-vjeçari ka mbetur viktime pasi ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën e tij, e cili kishte probleme me burrin.

Policia italiane nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës dhe vrasësit në këtë rast por mendohet se e gjitha kjo ka ardhur për shkak të insistimit të 35-vjeçarit që bashkëshortja e tij të rikthehej në shtëpinë e tyre pasi kjo e fundit ishte larguar për arsye të cilat nuk dihen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›