Kurban, Rama viziton sot Luginën e Preshevës
PRESHEVE- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Preshevë për të promovuar librine tij “Kurban”.
Lajmi eshte publikuar dite me pare nga mediat e Kosoves, te cilat bejne me dije se me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do të promovoj librin e tij Kurban para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik.
Ne te njejten ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe një “festë” në një pub me një rock group nga Prishtina.