Deputetët e PS letër Berishës: Mafia zotëron minierat

Deputetët shprehen se i kanë dërguar një letër ministrit Nasip Naço, në dhjetor të vitit të shkua, ku theksohej shqetësimi për shfrytëzimin pa kriter të pasurisë kombëtare në minierën e Bulqizës ashtu si dhe në çdo burim tjetër minerar, duke rrezikuar seriozisht shkatërrimin përfundimtar dhe varrosjen pa kthim të saj.
“Për kujtesë edhe Tuajën, minatorët vazhdojnë të vdesin tuneleve të minierave të trajtuar si skllevër, ndërkohë që miliona euro përfitime shkojnë në xhepat e shfrytëzuesve që shtojnë pasurinë e tyre në kurriz të shkatërrimit të pasurinë tonë kombëtare”, shkruan deputetët.
Më tej thuhet se pasurimi i paligjshëm me mineralin dhe mungesa e çdo mbikëqyrjeje shtetërore në Bulqizë e më gjerë, i ka lënë vendin luftës së bandave kriminale dhe kartelit mafioz të shfrytëzimit të mineralit. “Nuk është ekzagjerim pohimi se sot Bulqiza dhe jo vetëm, mbahet peng nën regjim pushtimi nga shfrytëzuesit e mineralit. Këta të fundit, thellësisht të lidhur me botën e krimit dhe korridoret e pushtetit deri në instancat më të larta. Ne besojmë se vdekjet e njëpasnjëshme të minatorëve në galeritë e minierës, por edhe lufta për territore minerali e bandave të armatosura me plagosje e vrasje, janë një këmbanë alarmi që nuk mund të tolerohet më me injorim qeveritar e përfitime të paligjshme që blejnë heshtje e nënshtrim ministrash”, vijon.
Duke theksuan mos kthimin e përgjigjes nga ministri Naço, deputetët e opozitës shkruajnë se kjo vjen për shkak të praktikave të dyshimta që vazhdojnë i marrin jetën minatorëve në errësirën e galerive të vuajtjes e mjerimit. “Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj për të detyruar Ministrin e Qeverisë Suaj të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që të dorëzojë menjëherë përgjigjet e pyetjeve që ne deputetët e opozitës kemi depozituar më shumë se 1 muaj më parë”, thuhet më tej. /Start/
2012-01-27 16:51