E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi mbledh krerët e partive, mungon A.Kurti

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka mbledhur në një takim të premten liderët e shumicës së partive politike në një restorant në Prishtinë, me përjashtim të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Siç raportonë Express gjatë takimit është folur për procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur . Në tryezën e Thaçit ishin të pranishëm kreu i LDK së, Isa Mustafa dhe Nënkryetari i AAKsë, Blerim Shala.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe Presidentja Atifete Jahjaga nuk kanë qenë pjesë e takimit të thirrur nga Kryeministri, i cili është kthyer nga Vjena të enjten, ku ka diskutuar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë me shtetet anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues.

Pas takimit, Kryeministri Thaçi ka thënë se ka gjetur përkrahjen në tërë spektrin politik për të ecur tutje në procesin e finalizimit të pavarësisë.

Shtatë partitë kryesore politike përshëndesin dhe mirëpresin vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtarë për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur gjatë vitit 2012. Ishte një konsultim mes spektrit politik për hapat e mëtutjeshëm që duhet t`i ndërmarrim si Qeveri e Kosovës, si Parlament, si spektër politik. E kam theksuar edhe më herët, e theksoj edhe sot, këtu jemi të involvuar të gjithë, ka thënë Thaçi.

Por, nuk ka sqaruar pse nuk kanë marrë pjesë zyrtarët e Vetëvendosjes.

Të gjithë kanë qenë të informuar për takimin, me përjashtim të tyre, të gjithë i janë përgjigjur ftesës, ka thënë Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›