Kurbin, Vret kunatin pas divorcit me motrën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash ku një person ka qëlluar për vdekje një 40-vjeçar. Vrasja ka ndodhur në Shkopet të Kurbinit ku ish-kunati i viktimës, për motive të dobta ka qëlluar për vdekje 40-vjeçarin. Sipas Policisë Gjeci u divorcua nga motra e autorit dhe ky i fundit e ka qëlluar për vdekje atë në lokalin e tij në Shkopet. Mësohet se autori i krimit është Alfred Sefgjini, i cili është shpallur në kërkim nga policia.