Banorët e Nerezit: Do të mbrohemi vetë nëse nuk e bën Policia
Banorët shqiptarë të lagjes Nerez të Shkupit paralajmërojnë se vetëmbrohen në rast se policia nuk merr masa për ndërprerjen e dhunës të ushtruar nga huliganët maqedonas ndaj tyre. Ata janë akoma të revoltuar pas akteve të dhunës së ditës së dielë, kur një grup prej 100 tifozësh maqedonas të njohur si Komiti, u futën nëpër shtëpitë e shqiptarëve në këtë lagje duke i sulmuar ata. Kjo nuk është hera e parë që huliganët maqedonas sulmojnë banorët e kësaj lagje, ndërsa policia nuk ndërmerr masat e nevojshme për sigurinë e tyre. Partitë shqiptare në Maqedoni kanë dënuar këtë akt dhune të huliganëve maqedonas. Ndërsa policia ka ngritur tetë aktpadi kundër pjesëmarrësve në këtë akt dhune.