"Gërdeci", ne korrik starton procesi në Gjykatën e Tiranës
Dosja "Gërdeci" mbërriti në gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ne mes te korrikut nis procesi
TIRANE-Gjykata e Tiranës caktoi 15 korrikun si datë për nisjen e procesit penal ndaj 29 të akuzuarve si përgjegjës të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado, do të nisë shqyrtimin e dosjes voluminoze dhe do të njohë të pandehurit me akuzat e ngritura nga prokuroria. Dosja "Gërdeci" mbërriti në gjykatën e Tiranës pas vendimit të 22 majit 2009, ku Gjykata e Lartë vendosi për ndarjen e saj dhe mbajti për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të akuzuarit, mes tyre Mihal Delijorgji, administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-kreu i MEICO-s, si dhe disa ish-ushtarakë të lartë pritet të gjykohen nga gjykata e Tiranës. Në tragjedinë e Gërdecit, si pasojë e shpërthimit të një fabrike për çmontimin e municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)