E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin polici i burgut vret nje 40- vjecar

Nje 40- vjecar eshte ekzekutuar me arme zjarri ne qytetin e Lacit. Burime zyrtare policore kane bere te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dites se shtune ne afersi te shkolles 9- vjecare ku eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Shahin Gjecukaj rreth 40 vjec banues ne Lac rrethi Kurbin i cili ka gjetur vdekjen rruges per ne spital. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise. Nga veprimet e para hetimore eshte bere e mundur identifikimi dhe kapja e autorit Alket Hajdari 36 vjec me detyre polic ne burgun e Fushe Krujes si dhe eshte bere e mundur sekuestrimi i armes se zjarrit. Ngjarja ka ndodhur per motive banale pas nje konflikti te castit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›