Kurbin pranga 20-vjecarit qe vrau fqinjin
Elidon Kola eshte kapur ne shtepine e tij fshatin Skuraj te Kurbinit dhe ne ambientet e shtepise i eshte gjetur edhe arma e krimit
Nje 20-vjecar u ndalua nga policia e Kurbinit ne oret e para te mengjesit te djeshem si i dyshuar per autoresine e vrasjes se ndodhur ne qytetin e Kurbinit gjate dites se merkure. 20-vjecari Eldon Kola u arrestua pa bere rezistence ne banesen e tij ne fshatin Skuraj te Kurbinit. Prova me e forte qe ka policia kunder 20-vjecarit eshte arma e vrasjes qe eshte zbuluar ne banesen e tij. Policia beson se eshte ai njeriu qe qelloi me nje arme kallashnikov ndaj Kastriot Brozit duke e lene te vdekur ne vend. Arsyet e ketij ekzekutimi nuk jane qartesuar ende plotesisht. Burimet e forcave te rendit lajmeruan se ne banesen e 20-vjecarit eshte gjetur edhe arma e krimit dhe kjo eshte prova me te forte e akuzes ndaj Koles.
Ngjarja
Pasditen e se merkures Kastriot Brozi u qellua ne qender te qytetit ne zbritje te autobusit te linjes Lac - Gallat. Fillimisht policia e pati te veshtire te identifikonte nje piste pasi Brozi njihej si nje njeri pa probleme apo regjister penal ne te shkuaren. Megjithate besohet se sekuenca e krimit eshte arritur te ndertohet fale edhe deshmitareve pamore. Autori dhe viktima kishin debatuar mes tyre rreth mesdites ndersa jane perplasur serish ne qender te fshatit. I riu nuk i ka pranuar ofendimet e bashkefshatarit te tij dhe ka shkrehur mbi 34-vjecarin Kastriot Brozi disa plumba automatiku duke e lene te vdekur ne vend. Pas vrasjes se kryer 20-vjecari eshte larguar menjehere i ndihmuar edhe nga terreni i thyer dhe malor qe gjendet prane fshatit ndersa policia ka nisur menjehere operacionin per kapjen e tij. Pas grindjes te ndodhur me pare me viktimen shkaku i se ciles nuk dihet 20-vjecari ka rrembyer armen ne shtepi dhe i ka zene prite 34- vjecarit. Kola zbrazi mbi 34-vjecarin 20 fisheke. Kastriot Brozi mbeti i vdekur ne vend pa mundur te marre asnje lloj ndihme mjekesore nderkohe qe 20-vjecari u largua menjehere nga vendngjarja. Kapja e tij u be e mundur vetem diten e djeshme ne ambientet e shtepise se tij. Vrasja dyshohet te jete bere edhe per motive pronesie pasi viktima ishte fqinj i 20-vjecarit. Nderkohe nje ngjarje e ngjashme ndodhi edhe ne qytetin e Durresit.