E Shtunë, 31 Tetor 2026

Litari dhe Lumturia

Fitim Allani nje i ri te cilin mallkimi i litarit e ndjek qysh ne femijeri me pas nen diktature perjashtohet per shkaqe politike nga universiteti papritur ne demokraci merr denim te perjetshem po nga politika. Romani i ri i Virionit Gracit Litari dhe lumturia pertypet me veshtiresi sepse fatet e individit dhe fataliteti i shkrimtarit nuk arrijne te shpetojne jeten e nje personazhi nga duart e politikes dhunes shteterore... historia qe rrefen ne retro dhe sot makthet dhe shqetesimet te veshtruar nga provincat si mentaliteti dhe mendesia vazhdon te na mbaje te izoluar si shoqeri. Ironia goditese dhe surealizmi zbulojne dhe deshmojne deformimin e qenies pas renies se diktatures

Ne nje shoqeri kur fatalitetin ta diktojne vetevrasja apo vrasja shperfill cdo ligjesi.

Sado qe fundi i jetes merret si aproxime e zbritur ne rastin e vetezgjedhjes ikja behet ngrehine e justifikuar. Per aq kohe se njeriu nuk gjen rimisherim te qenies jeta dhe vdekja shenojne raste unikale te bashkejeteses

Ky kufi si zone e verdhe e shnderron romanin Litari dhe lumturia botimet Princi te shkrimtarit Virion Graci ne nje klinike patologjike per te justifikuar cdo bjerrje te psikes njerezore.

Romani shkruhet ne 179 faqe vazhdimisht ne proces retrospektive ne nje mjedis te zymte qe ndan kufijte e shekujve XX dhe XXI.

Hendeku i ngritur si humnere fatale perplas dy profile te shoqerise sone te erreta te pajustifikuara te ashpra ku ndjehet perbrenda rebelimi i shkrimtarit me shume se letersia.

Ne keta 20 vite ndoshta ky rast perben fillesen e shkrimit te kohes qe po jetojme pa menduar per here te pare transicionin ne letrat tona.

Labirinti i Litarit... terheq drejt nje eksplorimi sa individual aq dhe shoqeror. Kjo tentative krijon horizontin e lexuesit si nje roman fiction ka nje histori receptive dhe pse koha ndalet shpesh ne te.

Eumlshte historia e Fitim Allanit nje njeriu me se te zakonshem i vendosur ne nje nga provincat shqiptare ku ngjarjen e ze nga burgu si nje strukture e permbysur ne pritje te fatalitetit. Mund te imagjinohet me veshtiresi se si jeta te linde nga vdekja renia mungesa e lirise. Eumlshte nje permbysje kohe nisja e romanit. Sugjerimi i struktures si njesi kohe e lexim oresh jane trysnia e se shkuares e nesermja behet shqetesim dhe e sotmja mbahet pezull a peng. Vemendja eshte si kerkese e arsyeshme per ta marre energjine e personazhit me vete ndonese rruga qe pershkruan Fitimi shpesh kalon ne sense te kunderta e shpesh absurde. Ndal kthen mbrapsht dhe duket ne nje veshtiresi te madhe per ti dhene jete protagonistit mendimin e nje vizioni. Gjithe sakrifica per personazhin tek lexuesi vjen e permbysur zemerim rebelimi per shume histori te njohura qe i mbajme neper kembe si kazanet e plehrave te papastruar prej kohesh anes rruges. Ironia shpuese dhe surealizmi zbulojne e na deshmojne deformimin e qenies pas renies se diktatures si nje deformim i mbartur. Nese faqet e romaneve klasike te kthehen si pasqyra te kohes epokes shoqerise deri ne jete personale e sages se individit ky roman i Gracit e ka thyer kete rregull. Romani nuk ka dyer dritare saga qe ti sherbejne struktures mendore te rrefimit... Njerezit kane afri gati natyrale ne ngjarje besnik i realizmit qe ne vetvete e ka te gatshme absurdin si drame.

Eumlshte nje liber burg ku njerezit duhet te gjejne arsyet e domosdoshme pse jeta aty i perket parajses se erret. Fitimi eshte ky i denuar nga nje rast ordiner nje hakmarrje e gatuar prej komunareve provinciale prej te cileve merr denim te perjetshem. Le ne shtepi nenen gruan Adelen dhe vajzen Mira.

Si jetojne keto tre femra pa njeriun me te dashur eshte nje ngacmim imagjinate fryt i paster artistik per ti dhuruar te pakten shijen e lirise te denuarit te perjetshem Fitimit. Cdo jete qe del nga tre grate e shtepise marrin lende imagjinare prej personazhit kryesor kur ky i fundit i sheh nga frengjite shpirterore ku shkojne si levizin si nuk do donte te jetonin apo si mund te rritej dhe me e shtrenjta e tij vajza.

Jane momente te ashpra te lirizmit te shkrimtarit ashtu sic vjen jeta ankthioze e shqetesimit mashkullor pertej pamundesise per te siguruar e ndjere ngrohtesi ne vater. Cfare ndodh ne psikozen e personazhit eshte eksperiment pa kushtin paraprak te lirise. Koha nuk merr asnje vlere ne keto rrethana si nje hic i parendesishem perballe permases te se keqes. Shkrimtari eshte nje guide morale ndergjegjeje.

Nje lloj Cezari mbi monedhe pa mundur te gjeje leven e transformimit mendor gati psikopatik te nje lukuni njerezish te zhytur ne perversitet uri per pushtet mashtrim korrupsion e sa e sa te zeza qe lidhen nga lart. Por nuk ka asnje ton pesimizmi ndonese jeta e Fitimit eshte fatale. Vetevrasja eshte lumturia ne fund ne zgjidhje pragmatike qe nuk i takon normalitetit njerezor. Romani nuk ofron ze te erret por ne erresire ngre zerin ashtu si drita ne shpresen e fundtunelit ne rikthim.

Nga burgu te kujtesa e femijes gjurma e moshes se vogel kalimi me pas tek rinia studentore nje tjeter shenje qe terhiqet prej litarit si simbol dhe krijese fatale - nuk jane lende e mjaftueshme. Eumlshte nga te paktat raste ne letersine e pas lsquo90-s ku riciklimi historik ti shmanget tradites per te kuptuar pse fenomenet behen te pazgjidhshme. Protagonizmi i Fitim Allanit ne roman nuk ka peshe si personazh historik as me detyra misionare as te zbuloje ndonje trill romantik- shkrimtari kalon neper provinca ne ato zona pa emer po larg kryeqytetit.

Fitimi perjashtohet nga universiteti sapo ve kemben ne Tirane. Eumlshte atmosfera e viteve 80 mallkimi qe merr me vete dhe ne kapercyell te shekujve ku mberrin demokracia ne vend. Shkak eshte fshehja e informacionit nga biografia e familjes dhe kete te zeze zbulohet ne fund te romanit se ja shkakton bashkefshatari i tij i kapluar nga pagjumesia per te bere keq. Litari Erresira Eumlndrra Uria dhe se fundi pagjumesia jane si goditje uji te vazhdueshme mbi shkemb qe gerryejne e deformojne masen. Perballe ironise se realitetit historia vendoset te luaje me gjendjet psikike dhe shpirterore te personazhit e personazheve perballe tij te perfshire ne nje rryme perthithese te fateve.

Fitimi hyn ne realitetin e diteve te sotme papritur ne pranga nga nje ngjarje gati e vertete se si nje kontroll nga policia perplasje me te i jep denimin fatal me burg te perjetshem. Eumlndrra per te shpetuar eshte sekondare pothuaj. Rrengu per ta shtene ne burg nuk e lekund aspak moralin e inspektorit te qenit. Shkrimtari duket se nuk i le shteg trillimit hyn gati ne palcen reale kur i duhet te deshmojne se si partite marrin pushtetin si perdoren njerezit hyrja ne klane ne farefisni ne afera korruptive ne perversitete imoralitet...qe nuk ndryshojne aspak nga realiteti i kryeqytetit me ate cfare ndodh ne provinca qofte ne fshatra apo qytete. Eumlshte ndoshta nje nga atmosferat me te vecanta te sjella ne romanin shqiptar se si ngjarja historike ndashpermbysja e diktatures apo transicioni jane perceptuar nga keto largesi prej kilometrash nga kryeqytetit pa ndryshuar aspak ne mendesi.

Fitim Allani ky personazh na jepet si rrathet e drurit qe deshmojne moshen kohen. Ky personazh ne nje nga kapitujt shnderrohet ne nje njeri krejt i pazakonte kur endrra e tij e lirimit nga burgu eshte triumfuese ne permasa te pabesueshme prej imagjinates. Jepet modeli apo endrra e nje shoqerie ideale si ndoshta shkrimtari do donte ti shfaqej realisht personazhi i tij Fitim Allanit i kerkojne falje inspektori i qenit terhiqet kerkon rigjykim te viktimes duke pranuar mbi vete fajin reagon e gjithe shoqeria kundrejt pafajshmerise se Fitimit mbi te cilin rendojne disa akuza per vrasje te pakryera jeta cel lulet me te bukura per Fitimin mbaron shkollen e larte i ofrojne pune ne komune e rehabilitojne dhe cfare ruhet ne nje ene te qelqte eshte dashuria per Adelen vajza me te cilen u dashurua ne momentin me fatal te jetes se saj... Mbeten keshtu histori te perthyera duke u shnderruar gjithcka ne makth. Fitim Allani ne vitin e 10-te te burgut i cili ka percjelle kriminele e vrases e duhet te perballet me fundin e tij Fitimi vazhdon te mbetet i izoluar ne burgun si dhurate ndersa shkrimtari ne nje kazan perbuzjeje nis e perzien gjene e gjalle jashte izolimit. Kushte te pandryshuara qe dalin me vrazhdesi pershkrimi. Jeta shqiptare dhe pse 20 vite ndare nga diktature nuk leviz qimen nga mendesia komuniste. Vendi pothuaj sekziston njerezit po ata hames intrigante hamshore te pafytyre plot vese te joshur nga pushteti te nxitur nga kulti servile po aq sa edhe vrases te ftohte. I pafajshmi qe vuan denimin e perjetshem eshte nxitje per shkrimtari qe here pas here ti rebelohet jetes jashte dyerve te burgut. Derisa kjo kthehet prap ne burg ne psiken e personazhit qe vuan qe nuk ka as fuqine e te fortit duke menduar per agonine para pleqerise. Nga njera ane duket sikur romani si reflektim individual i jetes se Fitim Allanit qe perndiqet per shkaqe politike e paskrupujt e politikes nga ana tjeter ky liber behet nje gur peshe per te kuptuar nje post realitet historik. Romani i ngjan nje klithme per transformim mendor te shqiptareve. Qasja e nje atmosfere metafizike te perceptuar si kujtese personazhi ne kthim kohe krijon lidhjen me sot. Perkunder dilemave qe mund tju besohen personazheve shkrimtari dyshon. Graci duket sikur teston fuqine intelektuale me te cilen mund te perballet Fitimi heroi duke e perpjekur me sfidat ne nje mjedis armiqesor provincial. Simbolika e dhomes se burgut merimanga me rrjetin e ngritur ne qoshken e erret eshte kurthi qe ngrejne njerezit me pushtet ndaj personazhit duke e cuar drejt shkaterrimit. Ne keto kushte pamundesie per te gjetur nje rrugedalje Graci percjelle si paralajmerim te degradimit imagjinaten orelluane.

Ndersa muret e zemerimit nuk mund te qendrojne ne kembe deri ne momentin kur hyn ne kapitullin Uria jane rreshta denoncuese te shkrimtarit zbrazja ndaj gjithe prapesise se botes se izoluar. Tashme klithma eshte zhvendosur nga pushteti tek doracaket e politikes ku liria blihet me para nga te fortet. Te fortet e rinj jane te uritur per te qene te autoritetshem. Iu duket veta pa pike rendesi kur dikush jep shenja mosnjohje per ta duke ngritur supet. Duan te bejne prezantimin e domosdoshem per tu vendosur autoriteti drejtues brenda nesh. Jane te uritur per fitore per trofe per hierarki e rregull ne boten tone te izoluar

Uria e Gracit denoncon ciklin e mbyllur pushtet kriminele media. Ndersa litari i shkrimtarit terheq drejt fundit me te dobetit. Jeta e Fitimit nuk eshte me retro por nje e tashme qe behet me fatale. E konvertuar kjo ne ironi therese plot zemerim romani mund te veshtrohet si elegji moderne ne kohen tone. Gjithcka perballe fatit te individit eshte pa drite plot shqetesime per te mos pranuar deri ne fund realitetit.

Jeta e burgut eshte mjaft per shqiptaret. Makthi i mosclirimit qe perndjek lexuesin e ketij romani eshte goditje ekzakt per te. Ky eshte romani i pare denoncues politik social se si kulti i individit eshte shtrire ne autoritarizmin e njerezve pushtetare. Rreziku eshte marrja e jetes serish nga lart. Ne keto dilema Fitim Allani zgjedh lumturine me vetevrasje pa pritur pleqerine dhe vdekjen natyrore ne qeline e burgut. Ai vetekzekutohet bashke me dashurine gruan e tij Adelen ndersa vajzen e vogel e leshojne per adoptim. Njesoj ne diktature.

Biografi

Lindur me 14.2.1968 ne Gjirokaster ka studiuar per Gjuhe e Letersi Shqipe ne Universitetin e Tiranes. Fillimisht ka punuar reporter ne ATSH. Ne vitet 1994-2010 pedagog i letersise boterore ne Universitetin e Gjirokastres. Aktualisht eshte punonjes shkencor ne Qendren e Studimeve Albanologjike Tirane.

Ka botuar San Valentino poezi 1993. Dhe romanet Te cmendur ne parajse 1995 Bijte e zotit majmun 1999 Shpata e ndryshkur 1999 Babai ne shi 2000 Zonja pa emer 2005 Te cmendur ne parajse ribotim 2007. Botohet ne France Les fous des paradite Edition de oube 1998 Au paradis des fous edition Gallimard 2000 ne Athine Trelis stin paradiso edition Patakis 2000.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›