Kurbin, shkëputet vinçi, vdes punëtori i skrapit
Një 31-vjeçar që punonte në një pikë grumbullimi të skrapit, në Gjorm të Kurbinit, ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është zënë poshtë nga një masiv me hekurishte. Viktima është identifikuar si Ernest Nikolli, 31 vjeç, nga fshati Fushë Kuqe, e Kurbinit. I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke e bërë të pamundur çdo tentativë për ti dhënë ndihmën e parë.
Sipas policisë lokale, 31-vjeçari Nikolli ka qenë duke ngarkuar një trajl me skrap, kur gjatë ngritjes së sasisë së hekurit, vinçi ka pësuar një shkëputje duke lëshuar poshtë të gjithë sasinë, që ka zënë poshtë të riun nga Fushë-Kuqja. Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes aksidentale.
21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kurbin, shkëputet vinçi, vdes punëtori i skrapit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip