Dibër, ishte dënuar me 10 vjet burg për vjedhje, arrestohet
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar për vjedhje. Efektivët e këtij qyteti kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit, Agron Damazeti, i dënuar me 10 vjet burg për grabitje me armë.
Damazeti akuzohet se ka vjedhur një banesë nën kërcënimin e armës në korrik të vitit 2007 në fshatin Brezhdan, ku kishte mundur të vjedhë një shumë parash dhe bizhuterish, krim për të cilin dhe ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës me 10 vjet burg.
Ndërkaq policia e konfirmon se ky vendim i gjykatës së shkallës së parë ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.