E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin vriten me arme zjarri 2 persona

Dy vrasje me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Kurbin, të cilat kanë tronditur banorët e fshatit Kushë e Kuqe.

Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, viktimat e krimit të dyfishtë janë shtetasit Dedë dhe Luigj Vukaj, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Për momentin, nënvizojnë burimet, arsyet e vrasjeve janë të paqarta, por autori i tyre është identifikuar dhe po kërkohet nga uniformat blu. Dy vrasjet vijnë një ditë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një biznesmen 43-vjeçar u ekzekutua në një atentat, ndoshta VrasjeHetimet për vrasjen e biznesmenit Laç, përplasje me armë, vritet 25-vjeçari Lushnje, vrasje në tregun e frutave për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Ndërsa në fund të prillit, një përplasje me armë zjarri mes disa të rinjve në Laç çoi në vdekjen një të riu 25-vjeçar. Burime policore lokale njoftuan se viktima ishte shtetasi Besar Ndreu, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Nga konflikti i armatosur, i ndodhur në fshatin Sanxhak, një person tjetër, Glentin Bajraktari, mbeti i plagosur. Burimet shtuan se bazë e këtij konflikti dyshohej të ishte një sherr banal mes të rinjve, që degjeneroi në armë. Një ditë para kësaj ngjarjeje një tregtar u vra në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lezhës. Shtetasi Dashamir Qyrku u gjet i plagosur rëndë me armë zjarri në pjesën e qafës dhe humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Policia shoqëroi një numër të madh dëshmitarësh okularë dhe nga dëshmitë e tyre identifikoi si të dyshuar për krimin një agjent privat taksash, Besnik Meçaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›