Kurbini “thahet për ujë”, banorët shqetësohen për të mbjellat

Mungesa e ujit të pijshëm dhe atij për vaditjen e tokave bujqësore janë shqetësimi kryesor për banorët e komunës së Fushë Kuqe në Kurbin. Banorët të shqetësuar tregojnë se prej shumë vitesh u mungon uji i pijshëm dhe me shumë vështirësi sigurojnë mundësitë për vaditjen e të mbjellave, përmes të cilave sigurojnë bukën e gojës.
Nga ana tjetër mbi 200 banorë të zonës detyrohen të sigurojnë ujin e pijshëm në mënyra alternative, duke udhëtuar për disa orë larg në fshatrat përreth. Ata thonë se janë ankuar disa herë, por askush nuk është angazhuar për të zgjidhur problemin e tyre.
Banorët apelojnë për ndihmë, pasi temperaturat e larta të verës ua bëjnë jetesën edhe më të vështirë. Ata kanë paralajmëruar se nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje do të protestojnë dhe do të bllokojnë rrugën nacionale.