E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku: Bashkia e Tiranës nxit rritjen e përfaqësimit të grave në vendimarje

Tiranë- Bashkia Tiranë do të vazhdojë të mbështesë gratë dhe vajzat për një përfaqësim sa më të madh të tyre në vendimarrje, për më shumë punësim, shkollim dhe mbështetje sociale. Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku gjatë takimit të zhvilluar me 14 organizata të shoqërisë civile.

Sipas Tabakut Komisionieri për Mbrojtjen e Barazisë Gjinore, organizëm pranë Bashkisë Tiranë, ka filluar të jetë aktiv në kaudër të krijimit të mekanizmave për mbrojtjen në rastet e dhunës dhe mbështetjes specifike për gratë dhe zonjat.

Për herë të parë në Bashkinë e Tiranës është krijuar Komisionieri për Mbrojtjen e Barazisë Gjinore, që ka filluar të jetë shumë aktive duke u fokusuar në disa drejtime të ndryshme, duke filluar që nga krijimi i mekanizmave për mbrojtjen në rastet e dhunës duke duke vazhduar me raste specifike dhe mbështetje specifike për zonjat dhe gratë duke u fokusuar në kurse e trajnime profesionale, në mbështetje sa i përket biznesit të grave dhe politikave fiskale. Është një target grup dhe një sektor që ne duam ti japim shumë mbështetje dhe duam tI bëjmë pjesë aktive të ekonomisë zonjat dhe gratë, nëpërmjet ofrimit të kredive lehtësuese për zonjat dhe gratë por nga ana tjetër dhe mbështetjen me sistemin e kredive të buta që nëpërmjet Këshillit Bashkiak të Tiranës ne miratojmë herë pas here, të cilat janë pasur parasysh si kritere në grupin e parë të kredive të buta dhe do të vijojnë të kihen në vazhdim nga Bashkia e Tiranës, mosdiskriminimi në tregun e punës- ka deklaruar Tabaku.

Më tej ajo ka theksuar se Bashkia e Tiranës nuk pretendon të zgjidh të gjitha problemet e qytetarëve pas ato janë të shumta, por Bashkia pretendon bashkëpunim dhe bashkëbisedim në mënyrë që qytetarët dhe vendimarrësit të marrin vendimet e duhura.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›