Presideni i Hondurasit, kthehet për pak kohë në atdhe
Duke kryer një veprim të përshkruar si të "pakujdeshëm" nga sekretarja amerikane e Shetit, Hillari Klinton, lideri i rrëzuar kaloi për një kohë të shkurtër në territorin e Hondurasit në qytetin e vogël Las Manos, në kufi me Nikaraguan. Gjatë një ndalese ku dha intervista përmes telefonit dhe u rrethua nga gazetarët, Zelaya u afrua pranë kordonit të hekurt kufitar mes dy vendeve të Amerikës Qëndore, e kaloi kufirin dhe e ngriti mbi kokën e tij kordonin e hekurt në një moment triumfues.
Më pas ai vuri dorën mbi një tabelë ku shkruhej "Mirësevini në Honduras", por ndërkohë trupat e sigurisë dhe policia qëndronin vetëm disa metra larg, ai u shpreh se nuk donte të shkonte më tej në "respekt të parimeve" të ushtrisë. Ai u kthye sërish në Nikaragua, por një këshilltar i tij deklaroi se Zelaya mund të kthehet sot në Las Manos në përpjekje për të hyrë sërish në Honduras, vend eksportues i kafesë dhe një nga vendet më të varfëra Amerikës Latine.
Zelaya u rrëzua nga pushteti dhe u dëbua jashtë vendit pas një grushti ushtarak më 28 qershor duke ngjallur kritika të ashpra lidhur me aleancën e tij me presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez, një kundërshtar i hapur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.