E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Falënderoj Ramën për pjesëmarrjen në Samitin e Paqes

TIRANË, 22 maj /ATSH/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi sot kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e ardhshëm të Paqes.

Një samit ndërkombëtar paqeje është planifikuar të mbahet në Zvicër, më 15-16 qershor 2024.

”Bisedova me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderove për konfirmimin se Shqipëria do të marrë pjesë”, shkruan Zelensky në X.

”E informova kryeministrin Rama edhe për situatën në fushën e betejës, konkretisht në mbrojtjen e rajonit të Kharkivit. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, përfundon Zelensky./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›