Kuriozitete shkencore mbi stuhite e fuqishme oqeanike

Ketu ne Shtetet e Bashkuara sezoni i uraganeve fillon me 1 qershor dhe perfundon me 30 nentor te cdo viti. Javet e fundit stuhia e nente e sezonit te ketij viti Uragani Irene shkaktoi deme te medha ne brigjet lindore te Amerikes veriore. Materiali ne vazhdim do te na njohe me rregullat e emertimit te stuhive te fuqishme oqeanike si dhe me menyren e klasifikimit te uraganeve.
Stuhite e fuqishme te cilat krijohen mbi oqeanin Indian quhen ciklone. Ato qe formohen mbi pjesen veri-perendimore te oqeanit Paqesor quhen tajfune ndersa uraganet jane stuhite e fuqishme te krijuara mbi pjesen lindore te oqeanit Paqesor si dhe mbi oqeanin Atlantik.
Nje stuhi me nje emer te kendshem kohet e fundit solli shkaterrime te medha dhe viktima ne disa vende te Amerikes veriore. Ishte uragani Irene i cili filloi te formohej ne detin e Karaibeve. Me vone ky uragan fitoi fuqi gjithmone e me teper duke u shtrire ne nje gjatesi prej 1770 kilometra pergjate brigjeve lindore te Shteteve te Bashkuara. Nje tjeter uragan edhe me shkaterrues se Irene ishte uragani Katrine i cili goditi zonat jug-qendrore te SHBA-se ne vitin 2005.
Ka shekuj tashme qe perdoren emra njerezish per dukurite natyrore. Nje shkencetar australian filloi tu vinte stuhive emra te pervecem femerore ne fundin e shekullit te 19-te. Gjate Luftes se Dyte Boterore shkencetaret perdoren per stuhite emrat e bashkeshorteve apo te dashurave te tyre.
Specialistet amerikane te motit filluan tu vinin stuhive emra femrash ne vitin 1953. Ne vitin 1979 ata filluan te pedornin edhe emra meshkujsh.
Shkencetaret vendosin se cilet emra te pervecem te perdorin shume kohe para se stuhite te ndodhin. Gjate takimeve te Organizates Boterore te Motit ata krijojne lista te posacme me keto emra. Qendra Kombetare e Uraganeve ne Miami te shtetit te Floridas ka nje liste me emra te stuhive te Atlantikut per cdo periudhe gjashte-vjecare. Specialistet fillojne tu japin emra stuhiv kur ererat arrijne shpejtesine 62 kilometra ne ore edhe ne rastet kur shpejtesia e eres nuk rritet me teper dhe stuhia kalon pa u vene re.
Emri i pare qe perdoret ne fillimin e sezonit te stuhive fillon me shkronjen A. I dyti me shkonjen B e keshtu me rradhe. Shkronjat QV X Y dhe Z nuk perdoren. E njejta liste nuk mund te perdoret serish pas gjasnhte vjetesh. Ne vende te ndryshme te botes perdoren lista te ndryshme. Nje emer hiqet nga perdorimi atehere kur stuhia qe kishte ate emer ishte teper shkaterrimtare.
Stuhite oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit ne nje zone eshte e ndryshme nga ajo e zones prane saj. Ajri i ngrohte ngjitet larte nderkohe qe ajri i ftohte zbret poshte. Keto levizje krijojne ndryshim ne trysnine atmosferike.
Nese trysnia ndryshon pergjate nje zone te gjere ererat fillojne te fryjne ne rrathe te medhenj. Ajri me trysni te larte shkon drejt qendrave me trysni te ulet. Re te dendura bejne qe te bien shira te rende nderkohe qe stuhia zhvendoset mbi oqean. Stuhite fitojne fuqi gjithmone e me te madhe kur shkojne drejt zonave te oqeanit me uje te ngrohte.
Ererat me te forta jane ato perreth qendres se stuhise. Qendra e stuhise ose syri ne vetvete eshte nje zone me e qete. Stuhite oqeanike krijojne gjithashtu dallge te medha qe mund te arrijne edhe me teper se 6 metra lartesi. Dallget jane pergjegjese per rreth 90 perqind te viktimave te shkaktuara nga stuhite oqeanike.
Qendra Kombetare e uraganeve ne Miami kontrollon me kujdes ecurine e stuhive te fuqishme oqeanike. Ajo bashkepunon ngushte me autoritetet shteterore si dhe me radiot e televizionet per te informuar njerezit. Specialistet mendojne se sistemi i paralajmerimit qe po perdoret ka ndihmuar mjaft ne vitet e fundit per te pakesuar numrin e viktimave te stuhive oqeanike.
Por ne disa raste njerezit nuk mund te largohen ose vendosin te mos largohen prej zonave ku pritet te kaloje stuhia. Kjo ndodhi ne shume vende te shtetit te Luizianes kur uragani Katrina goditi zonen.
Disa studime tregojne se disa njerez nuk largohen prej zonave te kercenuara pasi nuk kane mundesi transportimi. Nje tjeter arsye eshte se ata kane frike nga demtimet qe mund tu shkaktohen pronave te tyre nga njerezit ne rastet kur keto prona i shpetojne stuhise. Gjithashtu ka persona qe nuk duan te braktisin kafshet e tyre shtepiake apo te fermave. Sot ekzistojne shume me teper plane shpetimi per kafshet ne krahasim me vitet e shkuara.
Ekspertet e motit perdorin programe kompjuterike per parashikimin e zhvendosjeve te stuhive. Keto programe nderthurin te dhena te lidhura me temperaturen shpejtesine e eres trysnine atmosferike dhe nivelin e lageshtise se ajrit.
Keto informacione mblidhen nga satelitet dhe pajisjet qe lundrojne mbi ujin e oqeaneve. Specialistet gjithashtu marrin te dhena nga anijet dhe aeroplanet. Autoritetet shteterore dergojne aeroplane te vecante te fluturojne perreth dhe brenda stuhive. Prej tyre leshohen pajisje matese me parashute.
Shkencetaret perdorin Shkallen Saffir-Simpson te Uraganeve per te percaktuar fuqine e tyre duke perdorur shpejtesine e eres. Kjo shkalle matese ndihmon ne parashikimin e permbytjeve dhe te demeve qe stuhia mund te shkaktoje. Shkalla eshte e ndare ne pese grupe apo kategori. Uragani me pak i fuqishem eshte ai i kategorise Nje. Ererat e ketij lloji uragani fryjne me shpejtesi nga 120 deri ne 150 kilometra ne ore. Kjo stuhi mund te demtoje peme apo struktura te dobeta. Mund te shkaktoje edhe permbytje.
Ererat e uraganit te kategorise Dy arrijne shpejtesi deri ne 180 kilometra ne ore. Ererat midis 180 dhe 250 kilometra ne ore shpejtesi u perkasin uraganeve te kategorive Tre dhe Kater. Stuhite edhe me te fuqishme se kaq jane uraganet e kategorise Pese.
Sezoni i tanishem i uraganeve te oqeanit Atlantik filloi ne qershor. Nje stuhi tropikale shkaktoi 11 viktima ne Meksike. Por ekspertet thone se asnje nga tete stuhite e para te cilave iu vune emra nuk arriten fuqine e nje uragani. Ky ishte nje rekord. Me pas erdhi uragani Irene qe la mbi 40 viktima ne Shtetet e Bashkuara.