55 viktima të tajfunit në Filipine

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 15:00
Në veri të Filipineve, tajfuni Nalgae ka shkaktuar vdekjen e 3 personave të tjerë, të cilët i shtohen 52 viktimave që humbën jetën të premten, pasi që vendi u godit nga tajfuni Nesat.
Dy tajfunet e fuqishme kanë goditur provincën e Izabelës, në ishullin e Luzonit.
Qindra banorë kanë mbetur të bllokuar për katër ditë në çatitë e shtëpive të tyre, në pritje të ujit dhe ushqimeve nga ana e skuadrave të shpëtimit.
Dhjetëra mijëra banorë janë transportuar në qendrat e evakuimit, ose në shtëpitë e të afërmve, por shumë të tjerë janë ende të bllokuar për shkak të përmbytjeve.
Autoritetet deklarojnë se mbi 1 milion nga 48 milionë banorët e ishullit Luzon kanë mbetur të bllokuar dhe se shumë qytete janë ende nën ujë.