E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurora e Lurës nën flakë, rrezikohen zonat e banuara

Dibër- Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Kurorën e Lurës në Dibër vijon edhe sot me intensitet të lart, ndërkohë që flakët u janë afruar zonave të banuara.

Banorët e zonës thonë se për shkak të erës flakët kanë përparuar shumë në drejtim të banesave, ndërkohë që mësohet se deri tani janë djegur rreth 300 hektarë me pyje.

Ndërkaq sipas të dhënave që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, 145 efektivë janë angazhuar për shuarjen e flakëve në komunën e Lurës, por edhe në disa zona të tjera të vendit, ku janë evidentuar vatra zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar vetë banorët e zonës si dhe forcat e ushtrisë, por ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›