E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr rrugen e amshimit poeti i kushtrimeve lirike Nga Albert Vataj



Ka marre rrugen e amshimit poeti i kushtrimeve lirike. Duke u fikun te gjallet e nje poeti, nje yll lind, nje yll qe eshte me ne ne muzgjet medituese te poetit, ne amen e pambarueme per me jetu ne cdo moment me kangen e shpirtit. Zani dhe pena, zemra dhe poezia u kthyen ne ne flakadan te luftes per liri te Kosova, golgota e ketij populli martir, ishin dhe mbeten deri ne te sosun te te gjalleve te tije, tharmi i kanges qe diti me e kendu edhe atehere kur jetonte me vdekjen. Ali Podrimja nuk eshte me. Hapat e tij kane ndalur. Zemra dhe pena e ketij shperthimi, jane thyer. Gjurmet e kesaj ikje shkruhen nxitimthi mbi kujen e kushtruar qe nga Franca, per te mbushur me oshetime vdekjeje dhe pikellim ndarje me boten shqiptare te letrave dhe jo vetem, ne moshen 70-vjecare te lirikut. Ai iku si nje poet i madh, si nje pene e fuqishme, si nje njeri qe diti dhe mundi me e mbush jeten dhe gjithkend perreth tij me energji pozitive. Ali Podrimja vdiq. Vdiq poeti. Ai u shua per te ndritur me kande e me kushtrim, kahdo ku terri leshon rraj, e flligsia debon driten. Fjala dhe shpirti mbeten permes vargjeve te tij, ne mbamendjen e sejcilit qe kungoi deshiren per emocione te eperme.

Kur Vdes poeti- meton Dritero Agolli, zemra ta do te degjosh vetem heshtje, te degjosh vetem feshferimen e gjetheve, vetem shushurimen e nje perroi, vetem cicerimen e nje zogu. Kur vdes poeti, do te doje te heshtnin fanfarat e sukseseve pergjithesisht te genjeshterta, te mekeshin fjalet boshe te levdatave, te platitej zhurmeria e kotesise. Kur vdes poeti, do te doje te mos kishte, se paku per nje cast, marramenth makinash e manekinesh, pamje klithese reklamash te zhveshura nga cdo gje njerezore, zukama kafenesh mes vdekjes se punes; te mos shihje mjedise te papastra, doren e lypjes neper trotuare, dijen e librave leshuar per shitje drejt e perdhe. Kur vdes poeti, do te doje te shihje lule e bar, drure e hije, natyre dhe prehje. Dhe do te doje qe shpirti te zhytej ne mendime per kuptimin e jetes, per vleren e duarve te punes, per driten e mendjes, per regetimen e zemres. Do te doje te bisedoje me shpirtin e poetit permes gurgullimes se vargjeve dhe feshferimes se urte te te thenave e te pathenave te tij. Dhe te ringrije ne mendje ate bote ndjenjash e perjetimesh gjithfaresh te krijuar prej tij, ku ndihet fryma e bekuar e thjeshtesise, kthjelltesise, urtesise. Kur vdes nje poet, domethene nje njeri qe na jep mesazhe njerezore permes poezise, ajo qe te lendon me shume eshte zhurmeria e pashije dhe ne thelb blasfemuese qe shoqeron krijuesin ne shtegtimin e tij drejt strehes se fundit. Befas per ate, qe iken heshturazi e ne vetmi, fillojne e kujtohen plot buje te gjitha kategorite e parise-elite te vendit: zyrtare te larte te shtetit e artiste-politikane, miq te medhenj te te ndjerit, kryeredaktore gazetash. Rendin kush e kush me pare ta thone fjalen e tyre me peshe, elitare, ta thone boterisht, pavaresisht se ne ato fjale gjithcka mund te gjesh vec figures se poetit jo. Te hidheron kjo zhurme ne nje kohe qe vdekja kerkon heshtje nderuese. Te lendon kjo prirje dyfytyreshe per vetedukje, nderkohe qe humbja e nje shpirti mendimtar do te duhej te shoqerohej me mendime te thella, me nje brengosje te brendshme dhe vleresim realist, ne dac edhe filozofik, por kurrsesi jo propagandistik, vleresim qe te perfshije dhe paraqese para lexuesve te coroditur nga shtypi tregtar ate qe kishte me te spikatur kjo drite e mendimit dhe flake e ndjenjes se zhveshur nga cdo interes vetjak. Te nervozon belulizmi i shpelare, bajat, mjeran, ky egoizem i pakufi, qe ka mberthyer shoqerine tone dhe qe ia than cdo gjethe te gjelber e cdo gonxhe. Nderkohe veshi degjon e syri lexon vetem fjale, fjale, fjale. Nuk ka menyre me te shemtuar per te vrare kujtesen mbi poetin. Te gjendet ketu njeri nder ato shume shkaqe, per te cilat poeti u mbyll ne veten e vet? Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte, E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte, Qe shtireshin engjej te dashur, sos kete ndarje me poetin, Agolli.

Ali Podrimja na kujton se e rrjeshtoi kumtin e tij per me cliru poezine shqipe nga disa rregulla metrike, sic eshte: vargu i thurur, apo nga permbajtjet si fryma apologjike, brohoritese e poezise se pasluftes etj. Por, ai konsumoi nje perpjekje titane dhe vendosi parime te tjera krijuese, sic eshte vargu i lire, shqiptimi metaforik, gjuha e ironise, efikase per te shprehur zona me te erreta apo me te fshehta te natyres se njeriut. Synimi i poetit per t'u fshehur permes reflekseve ezopike dhe per t'i percjelle ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin ne plan te pare mesazhin dhe ne plan te dyte ate pjese te vleres artistike qe arrihet permes ritmit dhe euforise.

Poezia e Ali Podrimjes, e perkthyer ne shume gjuhe te huaja, eshte pranuar e vleresuar pikerisht per arsye se ne thesarin universal te vlerave, hyn bindshem permes koloritit te vecante, permes botes shpirterore me individualitetin e vet te formuar, te ndryshem nga te tjeret. Publikimin e pare e beri ne vitin 1957 ne revisten letrare Jeta e Re kur ishte ne gjimnaz. Rrethanat e veshtira politike gjate viteve ´60 dhe ato familjare me pas, kane lene gjurme te pashlyeshme ne poezite e tij. Vdekja e te birit, Lumit, rezultoi me vepren me te bukur te tij gjer me sot, Lum Lumi. Poezija e tij ka bere qe poezia shqiptare ne teresi te respektohet ne te gjithe trojet shqiptare, si dhe te perkthehet ne shume gjuhe te huaja. Vargu i Podrimjes karakterizohet nga thjeshtesia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Gjate gjithe kandes se tij per me metu permes vargut, metafores, poezise ate qe shpirti i gufonte, ai e kjartesoi rrugen e tij te nje krijuesi, te nje poeti te madh. Nuk nguroi kurrnjihere per me e thane fjalen e vet, per me ken aty ku sofra e pozise kishte shtruar zemrat dhe fjalet, shpirtin dhe metaforen. Tash qe ai do te mungoje ne sofrat e poezise, kumti qe nxuni me tharmin e shpirtit te paepun do te mylmeje ne amshim therritem e urise per liri, dashuri dhe devocion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›