E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurorëzimi i Mbretit Charli i III, Ceremonia ndiqet edhe në rezidencën e Ambasadorit Alastair King Smith

Kurorëzimi i Monarkut Charli i III dhe bashkëshortes së tij, tashmë mbretëresha Kamila u ndoq në Tiranë në një ngjarje rrethuar me atmosfere festive dhe protokollare gjithashtu.

Ambasadori britanik Alastair King Smith mblodhi shtetasit britanikë që jetojnë dhe punojnëë në Shqipëri, përfaqësues të komuniteteve fetare të Republikës së Shqipërisë, diplomatë të shteteve të tjera mike dhe partnere me Britaninë që punojnë në Tiranë, drejtues dhe përfaqësues institucionesh publike, të gjithë këta në sytë e gazetarëve dhe objektivat e kamerave të televizioneve. Ambasadori dhe atasheu ushtarak i Ambasadës i pritën miqtë në hyrje të rezidencës së ambasadorit, ku ishin kujdesur për një sfond që tregon arsyet e mbledhjes këtë të shtunë të parë te Majit në Tiranë.

Gjate një adresimi të shkurtër, Ambasadori tha se për Britaninë kjo është një ngjarje historike që tregon vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai solli në vëmendje faktin se presidenti i Republikës së Shqipërisë është një nga të ftuarit në ceremoninë mbretërore dhe se ishte i gëzuar për këtë kremtim që po behej edhe ne Tiranë.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›