E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Kievi akuza Rusisë: Ka sulmuar qytetin e Bakhmutit me bomba me fosfor

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me bomba fosfori. Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte. Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t’u shuar. Rusia është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë.

Rusia është përpjekur të kapë Bakhmutin për muaj të tërë, ndërsa zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa të Moskës kanë vdekur në sulm.

Rusia është akuzuar për përdorimin e fosforit të bardhë në Ukrainë, përfshirë edhe gjatë rrethimit të Mariupolit në fillim të luftës. Moska kurrë nuk e ka pranuar publikisht përdorimin e substancës dhe vitin e kaluar Sekretari i Shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov këmbënguli se “Rusia nuk ka shkelur kurrë konventat ndërkombëtare”.

Fosfori i bardhë është një substancë që digjet në 800C dhe ndizet në kontakt me oksigjenin, duke krijuar shtëllunga tymi. Kimikati është i njohur për ashpërsinë e lëndimeve që shkakton./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›