E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurorezohet cifti i infektuar me gripin e derrit

Kurorezim i rralle ne Chikago te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku nje cift i kane thene "po", njeri-tjetrit ne altar, ndersa nusja dhe dhendri ishin te dy te infektuar me gripin e derrit. Nusja bashke me fustanin e nuserise, kishte veshur edhe nje maske te bardhe mbi fytyre. Nderkaq, dhendri mbante veshur nje kostum ceremonial, e gjithashtu edhe nje maske. Ka qene dite interesante e diela qe sapo lame pas ne Chicago, ku eshte kurorezuar cifti i infektuar me gripin e derrave, Ilana Jackson dhe Jeremy Fierstien. Maskat kirurgjikale nuk kane qene detaji i vetem i pazakonte ne dasme. Dorezat kirurgjikale e kane plotesuar gjithashtu perjetimin e vecante, e krejt kjo per faktin se cifti i ri martesor, vetem 48 ore para fillimit te ceremonise se marteses e kane kuptuar se jane te infektuar me gripin e derrave, shkruan agjencia e lajmeve "AP". Ne fakt, ka qene teper vone qe dasma te shtyhet, ndaj cifti 26-vjecar ka vendosur ta beje ate me disa masa mbrojtese. Familja dhe miqte nuk jane afruar, ndersa deri tek altari kane arritur me hapesire te mjaftueshme nga krushqit. Nese perjashtohet kjo rrethane, martesa ne kishen e Highland Park, ka kaluar me se miri. Nusja Ilana Jackson dhe dhendri Jeremy Fierstien, kur kane filluar te kane ethe, kishin bere shaka se jane infektuar me gripin e derrave. Por, kur mjeket i kane njoftuar se jane infektuar me te vertete, ky pohim nuk ka qene edhe aq qesharak. Megjithate ky cift guximtar, perkunder rrethanave, kane mbetur te paepur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›