E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackitet Kisha e "Kryeengjejve", zhduken nga arka 60 mije leke

Blerim Kore

Gjirokaster- Persona te paidentifikuar plackitin Kishen e "Kryeengjejve" ne Gjirokaster dhe marrin 60 mije leke nga arka. Oret e para te dites se djeshme, prifti At Dhionisi, ka konstatuar thyerjen e deres dhe demtimin e arkes, ku besimtaret hidhnin leket ne ndihme te kishes. Menjehere ai ka bere denoncimin ne komisariat per vjedhjen me thyerje dhe nje grup hetimor ka shkuar ne vendngjarje. Sipas priftit te kesaj kishe, At Dhionisit, "ne oret e para te mengjesit, dera kryesore e ketij objekti kulti eshte thyer me mjete te forta". Pasi kane shqyer deren, autoret kane hyre ne mjediset e brendshme duke vjedhur nga arka e kishes, nje shume qe mendohet se arrinte shifren rreth 60 mije lekeve. "Por hajdutet kane demtuar edhe disa objekte te tjera te kishes", u shpreh prifti per gazeten "KJ". Ai vuri ne dukje edhe dukurine, se vazhdimisht nga kjo kishe jane vjedhur me thyerje vlera te konsiderueshme monetare. "Jemi vertet te indinjuar nga akte te tilla, pasi kjo mund te jete hera e 15-te, qysh prej rihapjes se saj, qe kjo kishe vidhet me dhune", thote At Dhionisi. Policia lokale vazhdon punen per identifikimin dhe me pas ndalimin e autoreve te plackitjes se kishes. Burime zyrtare te policise, thane se ekspertet moren shenja gishterinjsh ne vendngjarje dhe pritet qe nga krahasimi i tyre te zbulohen edhe autoret e dyshuar te krimit per veprat penale te "vjedhjes me thyerje" dhe "dhunimit te objekteve te kultit".

Precedenti

Brenda pak ditesh eshte shenuar grabitja e dyte e objekteve te kultit, ne rrethin e Gjirokastres. Me pare ka qene Kisha e fshatit Jorgucat, qe u plackit nga hajdutet te cilet moren disa ikona me vlere te madhe monetare dhe vjetersi 300-vjecare. Policia nuk ka ndaluar ende ndonje te dyshuar per krimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›