E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursani: Kompetencat e komunave, jo t’i transferohen Asociacionit

Kosova nuk duhet të pranoj asnjë dokument, i cili do të nënvizonte që Asosacionit të Komunave Serbe në Veri do t’i transefroheshin kompetenca të komunave. Kështu thotë Shpend Kursani nga KIPRED. Sipas tij, pala kosovare në asnjë mënyre nuk duhet të bëj lëshime në dialog, sepse Serbia është në presion, për të marr datën për fillimin e negociatave për statusin e kandidatit me BE-në.

Shpend Kursani nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) thotë se plani i ofruar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kethrin Ashton për Asociacionin e Komunave serbe në Veri duhet të shikohet në detaje nga ana e palës kosovare, sepse sipas Kursanit ka tendenca që Asosacionit t’i ofrohen të drejtat që i kanë komunat në Kosovë.

Ai thotë që pala kosovare në asnjë variant nuk guxon që të pranojë një kërkesë të tillë, sepse komunat në Kosovë kanë edhe rol të nxjerrjës së rregulloreve, por edhe kanë rol ekzekutiv.

“Me rëndësi është që të mos bëhet ndonjë lëshim, sepse plani i Ahtisari i ofron këto kompetenca komunave dhe këto komptenca të mo i transferohen asosacionit e ajo të duket që është në bazë të planit të Ahtisarit”, tha Kurasni.

Ndërkaq, duke folur rreth dokumenit të paralajmëruar nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliç rreth komptencave të Asosacionit, Shpend Kursani thotë se tani kjo vetëm tregon për presion në të cilin është Serbia për të marr edhe datën për fillimin e negociatave për statusin e vendtit kandidatë me BE-në. Sipas tij, deri më tani është Serbia ajo cila ëshët duke pranuar kompromiset:

“Tërheqja e Serbisë të mos jetë vetëm në nivel deklarativ në mënyrë që të ja bëjë me dije BE-së se tani Kosova e ka radhën për lëshime. Por, se a ka tërheqje nga qendrimet primare të Serbisë, patjetër që ka”.

Ndryshe Kursani thotë që Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëj asnjë lëshim në raundin e bisdeimeve, sepse sipas Kursanit është Serbia ajo e cila humbet nga ky dialog, e jo Kosova./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›