E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kursanti", mbyllen hetimet per studentet dhe punonjesin e policise

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka mbyllur dje hetimet per dy ish- punonjes policie, nje student, si dhe dy persona te tjere, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Dosja hetimore eshte dorezuar ne Gjykaten e Tiranes, e cila pritet te hidhet ne shortin elektronik dhe t'i caktohet nje gjyqtari. Ky i fundit do te vendose daten dhe oren e seances se pare gjyqesore, si dhe do te njoftoje te dyja palet per te qene prezente. Te pandehurit Julian Plaka, 21-vjec, student ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja Vlore, Ardit Hoxha, 21- vjec, student ne Fakultetin e Infermierise Tirane, Shkelzen Kercuku, 23-vjec, punonjes policie (kursant), Kujtim Ramaj dhe Marjus Metaj rane ne pranga, ne saje te operacionit te koduar "Kursanti", prane Fakultetit te Infermierise. Pese te pandehurit, pas nje kontrolli te ushtruar iu gjeten me vete nje cante, ku brenda saj ndodhej nje sasi bime narkotike, e cila ishte e paketuar dhe me peshe 3 kilogram e 444 gram, lende narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes lenda narkotike ishte siguruar ne qytetin e Fierit, ndersa do te shitej ne kryeqytet, kryesisht ne zonen e ish-Kombinatit, Kinostudios, si dhe prane Fakultetit te Mjekesise. Sipas hetimeve ka rezultuar se Marjus Metaj, dyshohet te ishte edhe drejtuesi i grupit, ndersa Kujtim Ramaj pritesi i mallit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›