Zbatimi i protokollit policor
Qeveria e Kosoves ben te ditur se eshte njoftuar nga EULEX-i per takimet qe ky mision do te zhvilloje me zyrtare te shtetit serb per te jetesuar marreveshjen per bashkepunim policor, te nenshkruar me 11 shtator. Opozita vlereson se edhe ekzekutivi kosovar do te behet pjese e zbatimit te kesaj marreveshje
Qeveria e Kosoves thote se eshte informuar nga misioni i Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit ne Kosove per takimet qe ky mekanizem do te zhvilloje ne fund te javes se pare te tetorit me perfaqesuesit e shtetit serb, ne lidhje me zbatimin e marreveshjes per bashkepunim policor EULEX-Serbi.
Mirepo, sipas zyrtareve te ekzekutivit kosovar, Kosova nuk do te jete pale e ketyre takimeve, andaj dhe, sic thuhet, nuk ka obligime per kete ceshtje.
Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, thote per Radion Evropa e Lire se bashkepunimi me EULEX-in ne fushen e sundimit te ligjit do te ndodhe vetem ne kuader te ligjeve, te Kushtetutes se Kosoves dhe bazuar ne ftesen, te cilen Kosova ia ka bere misionit evropian. "Une mendoj se raportet me EULEX-in jane korrekte dhe bashkepunimi eshte i plote. Ne do te bashkepunojme per fushat e rendit e te ligjit-ato qe parashihen me ligjet tona dhe me Kushtetute, si dhe me ftesen qe i kemi bere EULEX-it. Per ato qe nuk jane marreveshje te Qeverise se Kosoves, mendoj qe as nuk kemi qene pale dhe as nuk kemi obligime", thekson zevendeskryeministri Kuci.
Takimi qe zyrtaret e EULEX-it pritet te zhvillojne me perfaqesuesit e Qeverise se Serbise, eshte i pari i ketij lloji qe kur eshte nenshkruar marreveshja per bashkepunim policor. "Ky takim eshte konfirmuar per daten 7 tetor ne Beograd, ne te cilin do te diskutohen anet praktike te marreveshjes teknike. Kjo marreveshje teknike do ta permiresoje bashkepunimin rajonal per luftimin e krimit, si dhe per permiresimin e komunikimit".
"Qeveria e Kosoves eshte e informuar lidhur me kete takim. EULEX-i konsultohet nga afer me Qeverine e Kosoves per te gjitha ceshtjet qe jane te lidhura me mandatin e tij, e qe kane per qellim te sigurojne perfitime konkrete per gjendjen e sundimit te ligjit ne Kosove.", thuhet, nder te tjera, ne komunikaten e EULEX-it te leshuar dite me pare.
Perfaqesues te ketij misioni, kohe me pare, kishin bere te ditur se shkembimi i informatave ne mes te Policise serbe, asaj te EULEX-it dhe Policise se Kosoves mund te ndodhe vetem me miratimin e te gjitha paleve. Ne lidhje me qasjen e EULEX-it ne te dhenat e policise se Kosoves, zoti Kuci shprehet: "Kemi pergatitur ligjin per mbrojtjen e te dhenave qe dergohen ne Kuvendin e Kosoves. Mendoj se bashkepunimi me EULEX-in eshte i plote ne kete drejtim, edhe sa u perket te dhenave dhe informatave te tjera, te cilat kerkojne nje transparence, edhe nga institucionet e Kosoves perballe EULEX-it, por edhe te EULEX-it perballe institucioneve te Kosoves".
Ndersa, opozita kosovare mendon se kundershtimi i Prishtines zyrtare per te qene pale e zbatimit te marreveshjes per bashkepunim policor EULEX-Serbi eshte vetem, sic thuhet, nje farse e institucioneve kosovare. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, beson se procesi i udhehequr nga EULEX-i per zbatimin e marreveshjes per policine me Serbine dobeson fuqine e institucioneve shteterore te Kosoves. "Ata me fjale e thone se jane kunder, por megjithate, me veprimet qe i kane bere deri tani, po tregojne se jane ne vije te njejte", thote Isufi.
Pervec marreveshjes ne fushen e policise, tashme eshte paralajmeruar dhe nenshkrimi i marreveshjeve te ngjashme ndermjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar per drejtesine dhe doganat.