E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomiku, percaktohen procedurat per te fituar masterin

Mesi i muajit tetor do te jete koha kur kandidatet te cilet duan te vazhdojne nje master ne Fakultetin e Ekonomik ne Tirane te japin konkurset. Se fundmi ky fakultet ka percaktuar te gjitha procedurat qe do te ndiqen per te fituar te drejten e studimit. Nje nga kushte kryesore eshte mesatarja e notes se kater viteve te shkolles e cila duhet te jete mbi 8-te. Po ashtu kandidatet duhet te kene nje diplome universitare dhe njohuri te mira ne lendet: Matematike, Statistike, Anglisht dhe Informatike. Per te nisur zyrtarisht procedurat e aplikimit, kandidatet duhet te plotesojne nje forme aplikimi te shoqeruar me dokumentet e meposhtme: Deshmi te Gjuhes angleze nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja ose TOEFL-i; diplome nga nje universitet brenda ose jashte vendit; dy letra rekomandimi nga persona, te cilet njohin aftesite akademike dhe profesionale te aplikantit, lista e notave qe ai ka marre gjate studimeve universitare ose pasuniversitare.

persa i perket konkurrimit edhe per te eshte menduar nje menyre e vecante. Keshtu konkurrentet te cilet do te marrin piket me te larta ne testin special do te kene me shume shanse per nisjen e masterit. Hartuesit e ketij testi special kane percaktuar edhe piket maksimale qe duhet te marr nje kandidat konkurrues. Keshtu, ne total testi eshte vleresuar me 60 pike. Ndersa piket maksimale qe jane vendosur nga specialistet e Ekonomikut per pranimet ne studimet Master jane 100. Pas mbylljes se procedurave aplikimit, studimet Master ne Fakultetin Ekonomik do te nisin pas marrjes se vendimit te qeverise per kuotat dhe tarifat per keto studime. Keto programe studimi realizohen me 90 kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 100 jave mesimore. Programi mesimor konsiston ne 11 lende, ku nente lende jane te trungut, ndersa dy lende jane me zgjedhje, si dhe projekti i kursit.

Kriteret e pranimit

Aplikantet e programit Master prane Ekonomikut duhet te kene nje diplome universitare dhe njohuri te mira ne Matematike, Statistike, Anglisht dhe Informatike. Ata duhet te plotesojne nje forme aplikimi te shoqeruar me dokumentet e meposhtme:

Deshmi te gjuhes Angleze nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja ose TOEFL

Diplome nga nje universitet brenda ose jashte vendit

Dy letra rekomandimi nga persona te cilet njohin aftesite akademike dhe profesionale te aplikantit. Te pakten njeri nga rekomanduesit duhet te kete nje titull ose grade shkencore

Lista e notave qe ai ka marre gjate studimeve universitare ose pasuniversitare

Taksa e aplikimit

Taksa e aplikimit dhe ajo e ndjekjes se kursit percaktohet nga Bordi i Masterave


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›