E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vecse te bllokuar

Autobuse te bllokuar me qindra pasagjere ne bord, radhe te gjata emigrantesh ne pikat kufitare ne ditet e ftohta te ketij fillim janari, ishin tabloja e hidhur e dites se djeshme. Per disa ore, 8 autobuse ngecen ne "kurthin" e ngrices mes Kukesit e Pukes dhe jetet e qindra personave nuk ishin me te sigurta, nese do te vazhdohej rrugetimi, ndersa ne Kakavije dhe Kapshtice me mijera emigrante kaluan oret e akullta te dites se djeshme ne doganat perkatese ne radhe qe shkonin nga 1 deri ne 2 kilometra te gjata, ne pritje te nje vule per t'u rikthyer ne jetet e punet e tyre te perditshme ne vendin fqinj, Greqine.
Dita e mbrapshte
Jo pak, por tete autobuse te ardhur nga Kosova dhe te papajisur me zinxhire ngelen dje ne zonen e Fushe-Arresit dhe te Qafes se Malit. Renia e debores gjate gjithe nates se te premtes dhe krijimi i ngrices nga temperaturat e uleta solli bllokimin per disa ore te autobuseve te pasagjereve, te cilet nen panikun e te qenit te bllokuar nga debora e ngrica dhane alarmin per ndihme. Kjo ka vene ne levizje Policine e Shtetit, e cila mori nje sere masash. Sipas nje njoftimi per shtyp nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, mesohet se si akset rrugore me problematike shihen Fushe-Arrez - Kukes e me se shumti zona e Qafe-Malit, ku temperaturat shenojne -14 grade celsius. Pas shoqerimit te tete autobuseve te ardhur nga Kosova per ne Tirane, mesohet se tashme jane organizuar edhe sherbimet policore qe do te shoqerojne dhe ardhjet e tjera te organizuara nga Kosova, si dhe per studentet qe udhetojne nga Kukesi per ne Shkoder e Tirane. Kater patrulla te Policise Rrugore mesohet te kene shoqeruar tete autobuset per te kaluar pa probleme Qafen e Malit. Per te mundesuar kete u ndalua perkohesisht levizja e automjeteve te tonazhit te rende ne aksin rrugor Fushe-Arrez - Qafe-Mali. Gjithashtu, nder masat e marra eshte edhe hedhja e skories per te bere aksin rrugor te levizshem.
Sa radhe...
Radha e automjeteve ne oren 14.00 te dites se djeshme arriti deri ne 2 km brenda territorit shqiptar. Nderkohe qe sipas komandantit te pikes kufitare te Kakavijes, Elton Papa, te tete sportelet e vena ne dispozicion kane qene mese te mjaftueshme. Prej mesnates se te premtes e deri ne oren 8.00 te se shtunes, numri i personave qe kaluan per ne Greqi ishte rreth 1200 veta. Nje nderrim turnesh ne radhet e grekeve ka bere qe per disa minuta te bllokohet puna, gje e cila eshte percjelle me merzitje tek emigrantet qe ishin ne pritje per te kaluar drejt Greqise. Ngadalesia ne veprime e kontrolloreve greke te Kakavijes, ka qene arsyeja kryesore e krijimit te radheve. Deri ne oret e drekes ne Kakavije, prej ores 8 te mengjesit kane mberritur nga zona te ndryshme te Shqiperise rreth 6 mije emigrante, ku mjaft prej tyre kishin ardhur nga Kapshtica me shpresen per te kaluar me shpejt per ne Greqi permes Kakavijes. Gjate pese diteve te fundit, Kakavija eshte perdorur nga 34 mije shtetas qe kane udhetuar drejt Greqise.
Nderkaq, pothuajse e njejta situate ka qene dhe ne Kapshtice, ku emigrantet jane detyruar te presin ne radhe per disa ore. Ne 12 oret e fundit, nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices kane kaluar te pakten 3500 persona. Radha e automjeteve i eshte afruar ne mesdite pikes se repartit te GOS-it, te pakten 1 kilometer larg traut te pare te doganes. Nderkohe qe radhet e gjata dhe fluksi i madh i njerezve jane shpjeguar sipas autoriteteve doganore, me dyndjen e menjehershme te emigranteve dhe me shtimin e levizjeve nderkufitare. Ne kete pike kufitare kane punuar 4 sportele per palen tone dhe 2 per palen greke, e cila ka punuar me nje staf shume te reduktuar.
Tragetet
Rreth 12.400 udhetare dhe me shume se 1500 automjete jane larguar dje nepermjet portit te Durresit. Per transportimin e tyre kane mjaftuar kater tragete, te cilet kane lundruar drejt Barit, Triestes e Ankones. Njeri prej tyre ka udhetuar ne drejtim te portit te Ankones dhe tre te tjere per ne Bari, porti qe pret edhe numrin me te madh te emigranteve tane. Sipas kapitenerise se portit, behet e ditur se fluksi ka nisur me date 4 janar dhe pritet te vazhdoje deri me date 10 e 11 janar, dhe sipas perllogaritjeve, thuhet se ne portin e Durresit do te perpunohen me shume se 50 mije shtetas shqiptare e te huaj dhe afro 22 mije autovetura. Po sipas burimeve, mesohet se gjithcka ka ecur sipas parashikimeve, duke ulur ne menyre te ndjeshme kohen e qendrimit te tyre ne terminalin e kontrollit te dokumenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›