I perlan nipi parate
ELBASAN - Ka pritur derisa xhaxhai te dale per vizite, qe te realizoje planin e tij. Policia e Elbasanit eshte vene ne kerkim te Edmond Cekrezit, 28 vjec, me banim ne fshatin Bathes te komunes Shirgjan, pasi akuzohet se naten e Vitit te Ri i ka vjedhur 500 euro dhe 70 000 leke xhaxhait te tij, Shyqeri Cekrezit. Ngjarja ka ndodhur ne castin e nderrimit te viteve. Shyqeri Cekrezi, 52 vjec, ka shkuar per vizite tek te afermit e tij dhe ne shtepi ka lene te vetme vjehrren. Por kur eshte kthyer, nuk ka gjetur ne raft canten e bardhe qe kishte brenda 500 euro dhe 70 000 leke. M. Kalaja