Kursimet në euro shënojnë rritje
Pavarësisht tërheqjes së depozitave në valutë, depozitimet e reja në monedhën evropiane euro, kanë vazhduar të jenë në nivele relativisht të larta, bën të ditur Banka e Shqipërisë, në raportin e fundi të saj.
Sipas ekspertëve bankarë, interesat relativisht të larta, duket të kenë qenë faktor që i kanë bërë përsëri interesante kursimet e shqiptarëve në monedhën e përbashkët europiane. Ndonëse norma bazë e euros u ul me shpejtësi, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, si rrjedhojë e vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës Qendrore Europiane (aktualisht norma bazë ka arritur në 1%), kjo tendencë nuk u reflektua në uljen e normave të depozitave në euro në tregun bankar. Situata ishte e ndryshme nga vitet e kaluara, kur ulja e normës bazë të euros dhe si rrjedhojë dhe euriborit shoqërohej dhe në Shqipëri me uljen e interesit, si të depozitave, ashtu dhe kredive.
Nga të dhënat e BSH-së, rezulton se interesat e depozitave në euro kanë mbetur të larta, në nivelin e 4.5-4.7% mesatarisht. Banka e Shqiperisë njoftoi se totali i depozitave në banka, gjatë muajve të fundit të këtij viti u rrit me mbi 3 miliardë lekë, kundrejt fillim vitit.
Sipas BSH-së, për herë të parë pas 6 muajsh rënie, depozitat në banka kanë nisur të rriten sërish. Ekspertët shprehen se ky fakt tregon për një rikthim të besimit te klientët, e shoqëruar kjo edhe me rritjen e garancisë nga ana e bankave.