E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfito më shumë duke shpenzuar më pak është shumë e mirë për të qenë e vërtetë?

Promovim risie nga Procredit Bank: Zëvendësoni pajisjet elektrike që harxhojnë më shumë dhe siguroni kursim të mirëfilltë

Tiranë, 9 Gusht NOA/ - Jo aspak, eficienca e energjisë të bën të përfitosh më shumë me të njëjtën ose me më pak punë.

Për të qenë më të saktë, eficiencë energjie do të thotë reduktim i energjisë elektrike dhe i formave të tjera të konsumit të energjisë nëpërmjet ruajtjes ose përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, cilësisë së shërbimit ose procesit të prodhimit.

Lajmi i mirë është se ne mund të jemi të gjithë më efecientë në energji dhe kështu, të përfitojmë më shumë duke bërë më pak.

Ne mund të bëhemi më shumë eficientë në energji nëpërmjet ndryshimit të sjelljes tonë ose nëpërmjet investimit në parametra teknikë dhe pajisje të eficiencës së energjisë të cilat konsumojnë më pak energji.

Përfitimet konkrete të eficiencës së energjisë janë të trefishta. Së pari, eficenca e energjisë mund të na bëjë të harxhojmë më pak energji elektrike si edhe energji të tjera, për të cilat ne na duhet të paguajmë.

Nëse e zëvendësoni llambën tuaj me një llambë eficiente në energji, për shembull me llambë fluoreshente, ju mund të kurseni deri në pothuajse 5 000 lekë nga jetëgjatësia e llambës së re.

Prandaj me çmimet e energjisë elektrike gjithnjë në rritje eficienca e energjisë është një zgjidhje e zgjuar për të mbajtur në nivele sa më të ulëta faturën tuaj të energjisë.

Së dyti, eficienca e energjisë kontribuon në një rritje të komoditetit apo kushteve tuaja të jetesës. Një shtëpi me izolim më të mirë ju mban freskët në verë dhe ngrohtë në dimër.

Së fundmi, me më shumë eficiencë energjie ne (indirekt) mbrojmë mjedisin pasi përdorim më pak burime natyrore dhe ndotim më pak.

Nëpërmjet instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit ne nuk përdorim më energji që ndot mjedisin ose lëndë djegëse si benzina për ngrohjen e ujit të depozitave për pjesën më të madhe të vitit dhe kështu ne jo vetëm kursejmë para por edhe reduktojmë rrezatimet e dëmshme.

Nëse po mendoni të rinovoni shtëpinë tuaj, ka shumë mundësi për të qenë efecientë në energji.

Zëvendësimi i të gjitha llambave tuaja me llamba eficiente në energji mund tju kursejë mijëra lekë nga jetëgjatësia e tyre.

Kjo vlen edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë shumë mundësi tërheqëse investimi në parametra teknikë dhe pajisje të eficencës së energjisë duke i bërë kështu proceset, produktet dhe shërbimet e e tyre më eficientë.

Prandaj mos hezitoni, merrni iniciativën dhe përfitoni më shumë me më pak!, - është këshilla që jep Procredit Bank.

/e.l/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›