E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursimi i energjise, Vodafone boton kalendarin axhende

Ne kuader te Dites se Tokes, Vodafone Albania, KESH ne bashkepunim me MASH kane botuar kalendarin axhende "Nje vit per energjine, nje vit per planetin", i destinuar t'u shperndahet cdo nxenesi te shkollave te mesme dhe studenteve te Universiteteve. Diskutimi eshte ndalur ne kursimin e energjise elektrike e cila shoqerohet kursimin per financat e familjes, dhe se dyti ne kursimin nga leshimi i emetimeve serre ne atmosfere. Kompania Vodafone Albania, me perkujdesje ndaj mjedisit ku operon ka vene ne zbatim nje numer iniciativash te reja mjedisore te cilat synojne rritjen e sasise se energjise se prodhuar permes burimeve te energjise se rinovueshme, zbatimin e sistemeve te teknologjive te avancuara te ftohjes (ftohje e lire) ne stacionet e telekomunikacionit, gje e cila lejon ulje te konsumit te energjise per ftohjen e pajisjeve te instaluara ne rrjet. Kjo eksperience, e para e ketij lloji ne tregun shqiptar reflektohet dhe ne kalendarin e publikuar, duke mundesuar shembuj konkrete te iniciativave per kursimin e energjise. Pervec kesaj, studentet kane diskutuar me drejtorin e KESH, Gjergj Bojaxhi ne lidhje me centralet berthamore menyrat e ndertimit te tyre dhe koha qe duhet per to. Po keshtu kreu i KESH-it theksoi rendesine e kesaj fushate dhe te botimit te ketij kalendari qe i adresohet personalisht cdo te riu, si dhe nenvizoi kontributin per te paren here te biznesit, perfaqesuar nga Kompania Vodafone Albania ne publikimin e ketij kalendari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›