E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta vjen pa Milen, Tirana s'ka Nallbanin

Tirana dhe Vllaznia do ta vazhdojne kete jave rivalitetin e kampionatit, ne distance, para se te perballen te merkuren, ne kryeqytet, ku do te percaktohet finalistja dhe pretendentja kryesore per fitimin e Kupes se Shqiperise. Bardheblute e Koles dhe kuqeblute qe drejtohen nga malazezi, Haxhiosmanovic, para se te bejne llogarite e tyre per kupe, synojne te fitojne medoemos ndeshjet e radhes ne kampionat. Shkodranet, ne baze te kundershtarit do ta kene me te lehte kete jave, per te fituar ne Shkoder kunder Beses, pasi kjo e fundit nuk ka asnje objektiv per te shenuar, kurse Tirana do te prese Teuten e Staroves. "Djemte e detit" nuk do te kene Milen e skualifikuar ne sulm, por sipas Staroves, synohet nje rezultat pozitiv, ne kryeqytet, ku Tiranes do t'i mungoje ne porte portieri Blendi Nallbani. Ky i fundit eshte gjithashtu i skualifikuar, prej kartoneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›