Kurt Kola Shqiperia te ndahet nga komunisti i fundit Sali Berisha
Kreu i opozites Edi Rama dhe kryetari i ish te perndjekurve politike Kurt Kola zhvilluan pasditen e se dieles nje takim elektoral me banore te bashkise se Vores. Duke prezantuar kandidatin socialist per kete bashki Bashkim Haxhiun Rama tha se Ne 8 maj ju do te votoni bashke me te gjithe qytetaret qe kerkojne pune drejtesi mireqenie per te vetmen rruge.
Ne kete takim Rama shoqerohej edhe nga kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Politik Kurt Kola.
Ju bej thirrje ju dhe mbare shqiptareve qe ne keto zgjehdje te ndahemi me te shkuaren me sy nga e ardhmja. Ne keto zgjedhje te ndahet Shqiperia nga komunisti i fundit Sali Berisha. Te ndahet Shqiperia nga nje kryeminister qe vret qytetaret e tij ne bulevard dhe qesh pas dritares se kryeministrise. Te ndahet Shqiperia nga nje kryeminister qe i le shqiptaret jetime ju vret baballaret. Te ndahet Shqiperia nga nje kryeminister qe po vjedh vendin po vjedh djersen e shqiptareve. Te shpetohet Shqiperia Te hiqet e keqja e ketij vendi qe quhet Sali Berisha - tha Kola.
Sipas Rames prania e te perndjekurve si pjese e koalicionit Aleanca per te Ardhmen tregon se ky koalicion nuk i ndan shqiptaret ne blu dhe roze dhe nuk i thote qytetareve ose me ne ose kunder nesh.
Duke kerkuar voten e banoreve te Vores Rama e cilesoi ate si nje vote per te mos lejuar me kurre qe bashkia te mbyll syte perpara zullumesh te atilla si ai i Gerdecit.
Redaksia Online