E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurthi, i arratisuri plagos agjentin

E kane menduar te lehte operacionin per futjen ne kurth te nje te shumekerkuari nga Italia per vrasje, perdhunime e arratisje nga burgu dy here, por kjo neglizhence per pak sa nuk i ka kushtuar jeten nje agjenti te fshehte. Ilir Paja kerkohej prej nje viti ne Livorno dhe eshte pikasur dje, rreth ores 11:30 ne Tirane, duke levizur i vetem ne bordin e nje veture luksoze, tip "Golf" metalizato dhe me emer te rreme. Pak pa mberritur te Farmacia 10, ne kryqezimin me rrugen "Bardhyl", qe te con te spitalet, Paja ka pikasur nga pas nje motor dhe ne te nje person, qe me pas i ka dale para, duke i bere shenje per te ndaluar. Ne momentin qe ne shenjen e dyte ka diktuar agjentin e Njesise Operacionale kunder Trafiqeve, Paja i ka dhene gaz makines, duke e venen nen rrota Bledar Haxhimihalin dhe me pas ka tentuar te arratiset. Por, gjate ndjekjes, ai mesohet se ka qelluar edhe mbi policet e tjere. Shkembimi i zjarrit e ka lene te plagosur, duke perfunduar ne Urgjencen e Spitalit "Nene Tereza".
Njesia Operacionale Antitrafik dhe e vrasjeve prej me se nje jave ishte vene ne ndjekje te 35-vjecarit nga Berati, qe u be i njohur fal dy arratisjeve spektakolare ne Itali, gjate periudhes 2005-2007. Policia e vendit fqinj e kishte shpallur Ilir Pajen si person teper te rrezikshem dhe si me "most eanted". Por, qe prej vitit 2007 dyshohet se ai fshihej ne Tirane me nje emer te rreme, te cilin policia nuk e identifikon. Duket se nje informate e sakte e dhene nga nje person qe ka qendruar anonim ka mjaftuar qe te zbulohej vendndodhja e 35-vjecarit ne periferine lindore te Tiranes. Dje ai ka qene duke levizur drejt Kinostudios, por nga pas i jane vene agjentet e fshehte. Bledar Haxhimihali ka qene ne levizje me nje motor, duke i dale para makines dhe afer kryqezimit i ka bere shenje per ndalim, duke shfrytezuar prezencen e qarkullimit rrugor. Por i dyshuari ka pikasur kurthin, duke i dhene gaz makines pas shenjes se dyte te oficerit per te ndaluar. E ka goditur rende dhe eshte perpjekur te arratiset. Por, ne kete moment kane nderhyre koleget e tjere duke reaguar. Mesohet se edhe Paja ka tentuar te qelloje me arme, por qitjet e agjenteve e kane bllokuar, duke u plagosur me dy plumba ne trup, por pa rrezik per jeten.
Menjehere policet rrugore kane bllokuar qarkullimin, kurse sherbimet e grupeve te gatshme te caktuara ne bllokun e spitaleve per tragjedine e Farkes, jane vene ne levizje. Ne nje moment, nje prej mjeteve nuk eshte ndezur per shkaqe teknike, ndersa policeve u eshte dashur ta shtyjne. Pasi jane bllokuar te gjitha rruget, efektivi dhe i dyshuari jane derguar ne urgjencen e Spitalit nr. 1, duke u futur ne operacion. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur drejtues te policise, si kreu i Departamentit te Hetimit, Agron Kuliqi, drejtori i Policise Tirane, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues te komisariateve nr. 4 dhe 1 qe mbulojne zonen.

20 Eshte numri i agjenteve dhe policeve qe jane perfshire ne aksion diten e djeshme per kapjen e Ilir Pajes, pas plagosjes se oficerit dhe tentatives per t'u arratisur ne momentet e fundit
2 Here eshte arratisur 35-vjecari Paja nga burgjet italiane ne Livorno dhe ne Firence, brenda periudhes 2005-2007, ndersa akuzohej nga policia gjermane per vrasje dhe nga ajo italiane per trafiqe

Berisha: Ndihme e pakursyer per efektivin
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar dje oficerin e plagosur gjate nje operacioni, duke bere thirrje drejtesise per denimin e merituar ndaj autorit te dyshuar, Ilir Paja dhe mjekeve per perkujdesje deri ne fund ndaj te plagosurit, per ta mbajtur jashte rrezikut per jeten. Oret e vona te mbremjes se djeshme ka shkuar ne spital per vizite edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe ka denuar krimin e rende. Ai ka shprehur mbeshtetje per oficerin dhe kerkuar qe te behen perpjekiet maksimale per ta kuruar. Nderkohe qe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, vetem 10 minuta pasi mesoi per plagosjen e oficerit te policise, ka shkuar ne vendngjarje e me pas ne spital, per te kryer nje vizite. Ndersa ka marre siguri nga mjeket se Bledari gjendej jashte rrezikut per jeten, ndersa ka dale nga urgjenca e Spitalit nr. 1, Nishani tha se "eshte ne gatishmeri nje helikopter per transportimin e agjentit per ndihme me te specializuar ne spitalin e Janines, ne rast te perkeqesimit te gjendjes se tij shendetesore". Kurse Kryeministri Berisha tha se "Qeveria do te ofroje cdolloj ndihme per oficerin e plagosur, kurse autorit t'i jepet denimi i merituar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›