Kurti: BE-ja të mos ia jep statusin e kandidatit Serbisë

Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.
Teksa shfaq drojën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje stabile. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi.
“Mirëpo, pikërisht nën udhëheqjen e ‘moderuar’ Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë”, ka shkruar ai. /koha/