E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti: Bandat kriminale e kanë humbur veriun, prandaj po bëjnë sulme të tilla terroriste

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka adresuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë, veçmas kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas tij, qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë prokurorinë dhe gjyqësinë, prandaj ende s’është zbardhur rasti i Astrit Deharit.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se qeveria ka ndryshuar katër vjet më parë, por njerëzit kryesor në Këshillin Prokurorial dhe Gjykatën Kushtetuese janë ende të njëjtë.

Kreu qeveritar sërish përmendi mungesën e daljes në zgjedhje të njerëzve që udhëheqin sistemin e drejtësisë.

Krahas kësaj, ai nënvizoi se sistemi i drejtësisë s’po dëshiron të reformohet. Kreu qeveritar para deputetëve foli edhe për situatën në veri dhe sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se bandat kriminale e kanë humbur veriun, prandaj po bëjnë sulme të tilla terroriste.

Në anën tjetër, kreu qeveritar kritikoi deputetët opozitarë për mungesë interesimi për seancën e thirrur nga ta për katër vjet qeverisje.

Sipas tij, liderët opozitarë i preferojnë studiot televizive të oligarkëve, unë shtëpinë e popullit e të Kuvendit.

Sipas tij, pritjet e opozitës ndaj qeverisë janë të larta, andaj për t’i përfunduar të gjitha projektet nevojitet edhe një mandat.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›