Kurti Doreheqja e Sejdiut thelloi krizen

Sipas Kurtit pervec krizes politike dhe asaj ekonomike tani vendi eshte zhytur edhe ne krize institucionale.
Ne Kosove pati nje krize institucionale qe iu shtua asaj ekonomike dhe politike. Fatmir Sejdiu dha doreheqjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila e kishte pergatitur ate prej dy vjetesh ka pohuar Kurti.
Sipas tij doreheqja e Sejdiut eshte shume e vonuar dhe kjo ndodh per shkak te politikes qe eshte mbi drejtesine.
Ne Kosove politika ndodhet mbi drejtesine dhe kjo eshte arsyeja perse gjykata vendosi qe Sejdiu te shkarkohej gje qe ai e parandaloi me doreheqje eshte shprehur Kurti.
Ai ka theksuar se doreheqja e Sejdiut dhe me pas largimi i LDK-se nga koalicioni qeverises ishin dy veprime te bera qellimisht per te futur Kosoven ne krize para negociatave me Serbine.
Sejdiu u terhoq nga pozita e tij ne menyre qe te krijohet nje lloj krize per zgjedhje te parakohshme para negociatave te reja ku do te behen koncesione ndaj Serbise ka nenvizuar Kurti.
Me tej ai ka kritikuar edhe miratimin e strategjise per privatizimin e PTK-se te cilen e ka cilesuar si nje grabitje qe qeveria po u ben kapitaleve te shtetit si dhe ka konfirmuar pjesemarrjen e tij ne zgjedhjet e ardhshme.
Ne kemi vendosur qe protestave tu shtojme pjesemarrjen ne zgjedhjet e ardhshme. Do te hartojme nje liste me kandidatet per deputete dhe do regjistrohemi ne KQZ. Zemerimi i qytetareve eshte me i madh se kurre ka shtuar Kurti.