Kurti: Kryeministri nuk themelon Asociacione

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo është refuzuar nga Bashkimi Evropian. Ai tha se kryeministri nuk themelon Asociacione, mirëpo komunat asociohen me njëra-tjetrën.
Ai nënvizoi nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
“Unë kam ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por aty jam refuzuar, pasi më është thënë se atë duhet të bëjnë ekipi-menaxhues. Ai ekip e shkruajit diçka që ishte më keq sesa Republika Srbska në Bosnje”, tha ai.
/Kosovapress/