E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës paralajmëron rritje të pagave nga janari i 2025-ës në sektorin publik

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro. Kurti në konferencë për medie të martën paralajmëroi edhe rritjen e pagave për sektorin publik.

Ai tha se rritja e pagave në sektorin publik nga janari do të jetë 55 euro, kurse nga korriku 110 euro.

“Vlera e një koeficienti mbetet 110, por rritet sasia e koeficientit për një njësi. Me fjalë të tjera dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1, kurse nga korriku 6.6. shprehur në vlerë monetare të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të rriten 55 euro nga janari”, tha ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›