E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Mashtrime me Rrugen e Kombit

Duke konsideruar se qytetaret e Kosoves kane te drejte te informohen per menyren se si shpenzohen parate publike sidomos ne rastet e projekteve kapitale te nje rendesie te vecante gjate nje konference per shtyp te mbajtur dje ne Prishtine Levizja Vetevendosje ka vendosur te zbuloje kontraten e qeverise se Kosoves me kompanine Bechtel-Enka kontrate qe parashikon ndertimin e autostrades Morine - Merdare vijim i autostrades Durres - Morine qe ne Shqiperi gjithashtu eshte realizuar nga Bechtel-Enka. Specialistet e ekonomise Besnik Bislimi e Shpend Ahmeti kane bere nje studim te detajeve te kesaj kontrate detaje qe i kane bere publike pikerisht prej selise se Vetevendosjes se Albin Kurtit.

Behet fjale per nje kontrate qe gjer me tash ka qene sekrete pasi vete Qeveria e Kosoves qe nga momenti i nenshkrimit te kontrates per ndertimin e autostrades Morine-Merdare me kompanine Bechtel-Enka nuk ka pranuar te jete transparente e nuk ka publikuar asnje informacion me pretendimin e mbrojtjes se interesave te kontraktorit. Mirepo ky sekret eshte ne kundershtim me vete Kushtetuten e Republikes se Kosoves e cila shpreh qarte se Shpenzimet publike dhe mbledhja e te hyrave publike duhet te bazohen ne parimet e llogaridhenies efektshmerise efikasitetit dhe transparences neni 120.

Sipas specialisteve te Vetevendosjes analiza e pare mbi kete kontrate deshmon per kushte shume te pafavorshme per qeverine e Kosoves tek e cila transferohen te gjithe rreziqet eventuale si dhe barren e cdo te papriture apo te vonesave tek qeveria e Kosoves. Publikimi i ketyre detajeve te kontrates midis qeverise se Kosoves dhe kompanise amerikano-turke hedhin poshte deklarimet e meparshme te zyrtareve te ndryshem e qeveritareve perfshire ketu edhe prononcimet e vete kryeministrit Hashim Thaci.

Deklaratat publike te Thacit mbi koston e gjithembarshme te projektit te autostrades del se jane vec hamendesime apo deklarime te paverteta sepse shihet qarte prej kontrates se eshte e pamundur te dihet cmimi i sakte i autostrades para se kjo te perfundoje. Specifikimet e shumta ne kontrate dhe cmimet per njesi te parashikuara ne buxhetin preventiv e bejne te pamundur vleresimin e nje cmimi te sakte te ndertimit te kesaj vepre.

Nga kontrata kuptohet se Bechtel-Enka e ka fituar tenderin kaq te rendesishem pa prezantuar asnje projekt paraprak te autostrades por eshte mjaftuar me nje specifikim ne kontrate ku thuhet se kjo kompani do te dergoje me vone ne Kosove ekspertet e saj te cilet do ndihmojne qeverine ne projektimin e autostrades e per kete pune qeveria do te paguaje nje kosto mujore prej 25.000 euro per secilin ekspert. Skandaloze eshte edhe kerkesa qe per ndermjetesimin e pagesave ndaj nenkontraktoreve Bechtel-Enkas i paguhet nje provizion prej 8 nderkohe qe normat e interesit te aplikuara ne rast te vonesave ne pagese konsiderohen teper te larta.

Nje nder pikat me shqetesuese qe permban kontrata midis qeverise se Kosoves dhe kompanise ne fjale ka te beje me pagesat automatike te menjehershme qe i behen Bechtel-Enka per transferimin e makinerive ne Kosove per mirembajtjen e tyre kthimin e makinerive ne vendin e origjines por edhe per kthimin e vete punetoreve te huaj te stacionuar ne Kosove.

Kontrata e ve qeverine e Kosoves para nje presioni kohor meqenese cmimet e kontraktuara per njesi do te rriteshin automatikisht me 12 nese punimet zgjasin me shume se tri vjet rritje kjo qe arsyetohet ne kontrate me inflacionin vjetor. Mirepo kjo bie ndesh me ate qe qytetareve te vendit u eshte thene nga qeveria e cila ka pohuar disa here se autorruga do ndertohet me segmente pa kurrfare limiti kohor ne varesi te gjendjes financiare te vendit e pa mbingarkuar buxhetin.

Shkelje te medha jane verejtur edhe tek cmimet per njesi te pershkruara ne preventive. Ne rastet e betonit reres apo zhavorit jane parashikuar cmime disa here me te larta se cmimet e tregut ne rajon. Rera paguhet me cmimin 28 euro ndersa cmimi ne treg eshte 10 - 13 euro betoni paguhet me cmim rreth 120 euro ndersa cmimi ne treg eshte 75 euro e keshtu me radhe.

Po ashtu publikimi i kesaj kontrate ka nxjerre ne pah edhe demagogjine ne deklaratat e meparshme te politikaneve te Kosoves qe me te shpallur nisjen e ketij projekti kaq te shtrenjte premtuan se ndertimi i kesaj autostrade do te ndikoje per mire ne krijimin e vendeve te punes ne Kosove. Publikisht eshte thene se kontraktori eshte obliguar te krijoje deri ne 4.000 vende te punes mirepo ne kontraten ne fjale specifikohet se bazuar ne dinamiken e ndertimit numri i te punesuarve nga Kosova nuk do ta tejkaloje asnjehere shifren prej 1.533 punetore qe kryesisht do te zbatojne detyra me nivel te ulet te pergjegjesise pra me paga te uleta.

Ne deklaraten per shtyp Levizja Vetevendosje ka ftuar ekspertet qe ti bashkohen studimit te kontrates me qellim gjetjen e menyrave per minimizimin e demit qe po i shkaktohet buxhetit te Kosoves. Duam te perserisim edhe nje here se jemi fuqishem pro ndertimit te Rruges se Kombit por jemi po ashtu fuqishem te vendosur qe te shfrytezojme te gjithe mekanizmat ekzistues per te parandaluar keqperdorimet ne emer te saj shprehen veprimtaret e Vetevendosjes.

Vetevendosje Thaci ka mashtruar per Rrugen e Kombit

Sipas eksperteve te Vetevendosjes ne kontrate eshte specifikuar ne menyre fikse cmimi prej 659 milione e 813 mije e 400 euro e 39 cente por nderkohe ne brendesi te kontrates nuk perfshihet asnje cmim fiks.

Shpend Ahmeti ka thene me kete rast se edhe kursimet prej 350 milione eurosh qe i premtoi se fundmi kryeministri Thaci nuk jane te verteta.

Para disa javesh degjuam se do te kete kursime 350 milione euro. Nese kontrata eshte 659 milione a do te thote se kjo rruge do te na kushtoje 300 milione. Jo sepse kryeministri vete tha se do te na kushtoje diku rreth 700 milione euro. Domethene sipas tij kosto fillestare duhet te kete qene rreth 1 miliard euro. Keta politikane flasin me aq lehtesi per qindra miliona euro qe jane aq te vlefshme per buxhetin e Kosoves sa qe kjo eshte marramendese ka thene Ahmeti.

Kurse Besnik Bislimi eshte ndalur tek anet tjera te kontrates duke paraqitur favorizime te ndryshme te kompanise BechtelEnka.
Ne kuader te cmimit parashihen edhe disa pagesa direkte ne BechtelEnka. Per shembull ata marrin 40 milione euro pagese fillestare vetem per ta sjelle makinerine e vete ne Kosove. Pastaj per amortizimin e kesaj makinerie marrin per cdo muaj nga 1 milione euro pastaj marrin para per ta kthyer makinerine ne vendin e tyre marrin para per ti kthyer punetoret qe kane punuar ne Kosove neper vendet e tyre. Do te thote per cdo hap te punes ata marrin para shtese prej Qeverise se Kosoves ka thene Bislimi.

Si u zbulua kontrata e Bechtel ne Kosove

Dje ne Kuvendin e Republikes te Kosoves deputetet e Vetevendosjes Visar Ymeri dhe Albin Kurti bene publike kontraten per ndertimin e autostrades Morine - Merdare midis Qeverise se Kosoves dhe Bechtel-Enka. Po si u zbulua kjo kontrate e lidhur thuajse nje vit me pare e cila eshte mbajtur rreptesisht sekret nga palet firmetare Sic u deklarua nga Vetevendosje kjo kontrate i eshte derguar para pak ditesh me poste vete Albin Kurtit kryetarit te kesaj force politike dhe Visar Ymerit kreut te grupit parlamentar. Nga deklarata mesohet se derguesit e kontrates kane preferuar te mbeten anonime e megjithate duhet te jene persona qe kane akses ne te dhena qeveritare.

Kreret e Levizjes Vetevendosje kane bere vazhdimisht thirrje publike qe kjo kontrate te publikohet e te mos mbahet sekret prej popullit te Kosoves qe ne fakt eshte ai qe paguan koston gjigande te kesaj marreveshje jo-transparente. Duket se kjo thirrje politike ka gjetur veshin e duhur e ka bere qe Kurtit e Ymerit tu dergohet kjo kontrate ne adresat e tyre.

Nje kopje e kontrates me 221 faqe i eshte derguar edhe ne redaksise se Shekullit. Studimi i kontrates mes Bechtel-Enka dhe qeverise se Kosoves mund te hedhe drite mbi nje tjeter kontrate sekrete ate mes kompanise ne fjale dhe qeverise Berisha sa i perket ndertimit te autostrades Durres - Morine gjate kohes kur minister i transporteve ka qene Lulzim Basha.

Amerikanet kane perfituar tenderin me te madh qe ka dhene ndonjehere Shqiperia por kontrata nuk eshte bere kurre transparente

Sekreti i pazbuluar per Durres - Morine

Edhe pse tashme ka perfunduar gjysma e pare e Rruges se Kombit ne Republiken e Shqiperise ende nuk dihet se cilat kane qene kushtet kontraktuale dhe perse jane shpenzuar qindra miliona euro prej buxhetit te shtetit.

Me sa duket Bechtel-Enka i paska qejf marredheniet sekrete me shqiptaret. Kompania e formuar si bashkepunim joint-venture amerikano-turke ka qene perfituesja e tenderit me te madh te historise 90 vjecare te shtetit tone megjithate pak informacion eshte dhene mbi procedurat projektin e kostot. Kontrata nuk eshte bere ende publike edhe pse kane kaluar dy vjet prej inaugurimit te fundem nga kryeministri Berisha.

Kontraktimi i Bechtel-Enkas nga qeveria shqiptare eshte perfolur gjate nga opozita e nga mediat nderkohe qe prokuroria e shtetit ka nisur hetimet ndaj Lulzim Bashes qe asokohe ka qene Minister i Transporteve. Keto hetime nuk kane vijuar dot per shkak te imunitetit te Bashes megjithate neper media eshte permendur nje tangent korruptiv prej rreth 270 milione euro te cilat mund te jene pervetesuar nga qeveritaret tane. Kete hipoteze e perforcon dhe ruajtja e sekretit mbi kontraten ne fjale.

eshte Bechtel-Enka

Bechtel-Enka eshte nje joint-venture sipermarrje e perbashket e dy korporatave Bechtelit amerikan dhe Enkas turke. Amerikania Bechtel Group eshte nje prej bizneseve me gjigande ne SHBA kompania me e madhe e ndertimit ne ate vend. Me nje te ardhur prej 31 miliarde dollaresh e shtrire ne 50 shtete te botes e me rreth 49.000 te punesuar Bechtel eshte nje prej korporatave me te fuqishme ne bote.

Enka eshte partneri lokal i Bechtel nje kompani turke e cila ka te ardhura prej rreth 7 miliarde dollaresh. Ky konsorcium ka ndertuar se bashku vepra te medha ne vendet e Ballkanit dhe eshte perfolur per mungese transparence perfitim te projekteve pa tender permes presionit politik edhe tangentit ne Shqiperi Kosove Rumani Kroaci e ne vende te tjera te rajonit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›