Kosova me çmime alarmuese

Ngritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore ka shqetësuar tej mase popullsinë në Kosovë. Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se një gjë e tillë po rrezikon mirëqenien e qytetarëve. Të dhënat e fundit zyrtare të Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë se indeksi i çmimeve të konsumit në vend ka shënuar ngritje. Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se ngritja e vazhdueshme e çmimeve mund të prodhojë krizë sociale në vend.
Sipas tyre, pagat e ulëta sigurojnë që një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës të bëjë jetë normale, duke siguruar ushqim të mjaftueshëm. Profesori i Ekonomisë në universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thotë se rënia e fuqisë blerëse prodhon varfëri, ndërsa varfëria krizë. Ai bën thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente, që, sipas tij, do të normalizonin situatën.