E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia po kërkon ndihmën e “çadrës mbrojtëse” të euros

Portugalia po kërkon ndihmën e “çadrës mbrojtëse” të euros. Deklaratën e ka bëri të ditur dy javë kryeministri i dorëhequr më parë Jose Sokrates, i cili qëndron në këtë post deri në zgjedhjet e reja në fillim të qershorit. Në Bruksel vendimi u përshëndet dhe u premtua se kërkesa do të shqyrtohet shpejt. Por me sa duket kërkesa për ndihmë në këtë çast pati edhe arsye të taktikës zgjedhore.
Gjatë një interviste Sokrates, deklaroi se do të vazhdonte të bënte gjithçka për të mos qenë i detyruar që të kërkojë ndihmë nga jashtë. "Jam i palëkundur, ta mbroj Portugalinë nga një skenar i ndihmës nga jashtë. Nën një program ndihme ne jemi të detyruar të ndërmarrim të gjitha masat, që janë të lidhura me ndihmën. Ky do të ishte një program kursimi, shumë më therës sesa ajo që parashikohej në programin tonë për stabilitet dhe rritje theksoi Sokrates"
Përkundrazi, tani Portugalia ka mbërritur në një pikë, në të cilën është e papërgjegjshme të vazhdosh të refuzosh ndihmën, deklaroi kryeministri në detyrë. Sipas tij këtë e ka treguar edhe shitja me ankand e bonove shtetërore afatshkurtra. Portugalisë iu desh këtu të ofronte sërish norma shumë më të larta interesi sesa më përpara. Megjithatë, ekspertët e bursës e vlerësuan emetimin e bonove si relativisht të suksesshëm, të paktën sasia e kërkuar ishte dyfish.
Mediat shkruajnë se këto deklarata të Sokrates kanë qënë disa taktika parazgjedhore. Ai jo vetëm që bëri herë pas here përgjegjëse opozitën për situatën dramatike gjatë deklaratës së përgatitur dhe të lexuar në televizion, Sokrates nuk do të jetë i vetëm përgjegjës para zgjedhësve as për kërkesën për ndihmë.
Përfaqësues të qeverisë kishin theksuar vazhdimisht, se qeveria në detyrë nuk mund të vendoste vetëm për kërkesën për ndihmë financiare te Komisioni Evropian. Kështu presidenti i Komisionit Manuel Barroso di në parim për kërkesën për ndihmë të Portugalisë, por kërkesë zyrtare nuk ka ende. Sokrates kërkon ta paraqesë hapin drejt çadrës së shpëtimit si masë të domosdoshme, për të cilën e mbajnë përgjegjësinë të tjerët.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›