Kurti: Njohjet, mekanizëm për akomodim të qeverisë

Kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Albin Kurti ka deklaruar se formimi i Task Forcës për njohje nga qeveria e Kosovës ka për qëllim vetëm akomodimin e njerëzve të koalicionit qeveritar.
Kurti konsideron se Qeveria e Kosovës po shpik institucione të reja, duke mos arritur asnjë rezultat. Kurti ka deklaruar se formimi i Task Forcës për njohje është edhe një mekanizëm shtesë që ia mundëson Hashim Thaçit të mbetet Kryeministër.
“Pra, arsyeja e posteve shtesë nuk është interesi i përgjithshëm i Kosovës (në këtë rast shtimi i njohjeve), por interesat personale të atyre që mund ta kushtëzojnë Hashim Thaçin në kuadrin e formulës së koalicionit aktual qeveritar”, ka konstatuar Kurti.