Topalli: Sëmundja e kancerit, jetike për shoqërinë
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se në dekatat e fundit sëmundja e kancerit është kthyer në një çështje jetike për jetën e shoqërisë.
Duke folur në konferencën për sëmundjen e kancerit, Topalli e ka vënë theksin tek ndërgjegjësimi që duhet t`u bëhet grave për të luftuar sëmundjen.
“Në Shqipëri evidentohen rreth 400 raste të reja në vit që është një numër i lartë i cili tregon se duhet të punojmë për rritjen e ndërgjegjësimit për të lumtuar sëmundjen” theksoi Topalli duke shtuar se një lajm i mirë është se ka pësuar rënie vdekshmëria nga kjo sëmundje e rëndë.
Sipas saj ndërmjetësimi së pari në vetë gruas dhe më pas i shoqërisë do të tregojë se beteja kundër sëmundjes është e vështirë por jo e pamundur për tu luftuar.