E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, u ndal te rezultati i procesit elektoral.

“Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë. Qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se menjëherë pas certifikimit të rezultatit do të nisin konsultimet për formimin e institucioneve të reja.

“Pas certifikimit te zgjedhjeve do të nisim diskutimet”, tha ai.

Në mbledhje, Kurti komentoi edhe arrestimin e pesë ish-pjesëtarëve të policisë serbe, të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut.

Ai përgëzoi institucionet për veprimet e ndërmarra, por kritikoi mungesën e përpjekjeve për drejtësi gjatë më shumë se dy dekadave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›