E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Sa më pranë Thaçit, aq më shumë je i rrezikuar

PRISHTINË- Përvoja e ka dëshmuar se sa më afër kryeministrit Thaçi kanë qenë njerëzit, aq më të rrezikuar janë ata, ka deklaruar në një intervistë për Koha Ditore, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në pjesën e dytë të intervistës për Koha Ditore, Kurti ka folur për një mocion tjetër që ka në axhendë subjekti i tij politik, e cila është mosbesimi i qeverisë. Kreu i Vetëvendosjes ka besim se do të kalojë edhe kjo, sikurse mocioni për reciprocitet me Serbinë.

Ai ka kritikuar LDK-në se po i ndihmon Thaçit të jetë jetëgjatë në qeverisje dhe ka sinjalizuar Isa Mustafën se qëndrimi afër Thaçit mund të bartë rreziqe për të.

“Afërsia me kryeministrin Thaçi ta rritë rrezikun, jo sigurinë”, thotë Kurti, sipas të cilit në rrezik është edhe Mustafa, sepse “kjo vlen si për ata për brenda partisë së Thaçit, ashtu edhe për ata jashtë partisë së tij”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›